Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Roshi: Dyfish i motivuar tani që jam kapiten i Kombëtares

Nga Klodiana 0

Kapiten në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë do të jetë mesfushori Odise Roshi, pasi ai është lojtari me më shumë ndeshje në fushë.

Roshi, në konferencën e shtypit është shprehur i lumtur për këtë vlerësim.

I gëzuar që do jesh kapiteni i Kombëtares? Çfarë përgjegjësie ndjen?

Nuk jam i surprizuar, për mua është krenari të jem kapiteni. Këtu është vënë një rregull, kush ka më shumë ndeshje, do të jetë kapiteni i ekipit Kombëtar. Për mua më shumë ka rëndësi ndeshja, por meqë jam kapiten, do jem modest, të eci akoma më para.

Kapiteni duhet të jetë lideri. Ndihet gati Roshi për këtë detyrë?

Do ishte një kënaqësi e madhe. Sa herë më është dhënë mundësia, kam dhënë 110%, në ndeshje edhe në stërvitje.

Këto ditë që keni qenë me grupin, ju kanë shërbyer të njiheni më mirë me lojtarët që janë afruar të rinj?

Ne kemi shumë lojtarë me përvojë, por edhe elementë të rinj. Ka shumë konkurrencë, por për të mirën e grupit. Konkurrenca ecën përpara. Kemi bërë shumë seanca me intensitet të lartë, dhe jemi fokusuar tek detyrat e trajnerit.

Ku ndryshon një miqësore nga një ndeshje zyrtare? Çfarë ka ndryshuar tek Norvegjia?

Jemi një grup shumë i mirë për momentin. Norvegjia ka një ekip simpatik. Ka lojtarë agresivë dhe që sulmojnë. Por, edhe ambienti ynë është shumë i mirë. Duhet të japim 100% nesër. Ndeshja me Norvegjinë nesër ka të njëjtin nivel. Duhet të tregojmë një forcë të madhe.

Ka pasur shumë lojtarë të thirrur për herë të parë. Si është rivaliteti në skuadër?

Për mua gjithmonë më mirë është loja e sulmit. Të fitosh, duhet të mbrohesh, e më pas edhe të sulmosh. Elementet e rinj të ardhur në skuadër, kanë kualitet shumë.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ju jeni gati gjithmonë, pavarësisht formës. Çfarë ka ekstra Kombëtarja?

Është e vërtetë, impenjimi këtu është ndryshe. Luan me gjakun dhe për kombin tënd. Unë e vlerësoj në mënyrë maksimale. Jo se e nënvlerësoj klubin ku luaj, por këtu ka diçka ekstra.

Atmosfera në kampion kuqezi?

Për momentin atmosfera është shumë e mirë. Jam një tip që bëj pak shaka me të gjithë, dhe kemi harmoni në skuadër. Një plus i madh për ekipin.

Një vlerësim për Abazaj dhe Gavazaj…

I kam parë edhe në stërvitje, janë dy talente të mirë, si Abazaj dhe Gavazaj. Kanë kualitet të dy. Konkurrenca na bën shumë mirë, mua më bëjnë të stërvitem akoma më fort.

Janë ata rivalë për Roshin dhe Grezdën?

Pse jo, më i miri meriton të luajë. Atë e vendos edhe trajneri

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej