Kapiteni Wayne Rooney ka shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë, duke i dhënë Manchester United barazimin 1-1 ndaj Stoke. Ky ishte goli i 250-të i Rooney me Manchester United, një rekord, më shumë se kushdo tjetër në historinë e këtij klubi. Rooney kaloi Bobby Charlton duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së United.
Në mesin e pjesës së parë, Juan Mata, devijoi topin në portën e tij , duke i dhënë avantazhin Stoke City, por “djajtë” arritën të shmangin humbjen me golin e Rooney, në minutën e katërt të kohës shtesë. United mbetet në vendin e gjashtë, 11 pikë larg nga Chelsea kryesues.
Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –
Ndeshja çerekfinale e Kupa e Shqipërisë mes AF Elbasani dhe Partizani në “Elbasan Arena” nuk prodhoi vetëm një rezultat minimal...










