Portugali dhe Spanja e mbyllën me një barazim plot me gola, sfidën e parë të grupit B. Në Soçi, ndeshja u mbyll me shifrat 3-3, dhe spektakli ishte i garantuar.
Për portugezët, Ronaldo shënoi një tripletë, duke treguar formën fantastike që po kalon, ndërsa tek Spanja shënuan 2 herë Diego Kosta, dhe Naço me një gol fantastik nga jashtë zone. Në fund, të dy ekipet ndanë nga një pikë, teksa në krye të grupit B mbetet Irani me 3 pikë.
Portugali-Spanjë 3-3
GOL: Ronaldo pen. 4′, 44′, 88′ / Kosta 24′, 54′, Naço 57′