Cristiano Ronaldo i ka plotësuar dëshirën një tifozi duke ndaluar autobusin dhe bëri një foto me të.
Ronaldo dhe skuadra portugeze do përballen sot me Holandën në Porto në finalen e parë të Ligës Kombëtare.
Përpara përballjes, Ronaldo i kërkoi autobusit të Portugaliës që të ndalonte për të bërë një foto me tifozin e vogël.
11-vjeçari Eduardo Moreira mbante një poster që lexonte: “Cristiano, më jep një përqafim”.
Dhe ylli portugez bëri pikërisht këtë.