Në shortin e Champions League të hedhur në Monaco të Francës, UEFA ndau edhe çmimet e sezonit të kaluar ku në sy ra Crisriano Ronaldo. Futbollisti portugez mori 2/2 çmimet e mundshme, atë të lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar dhe të sulmuesit më të mirë.
UEFA ndau çmimet edhe për portierin më të mirë ku triumfoi Buffon, mbrojtësin më të mirë, çmim i cili i shkoi Sergio Ramos dhe mesfushori më i mirë që u përzgjodh një tjetër madrilen si Luka Modriç.