Arbitrazhi Sportiv në Spanjë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Real Madrid për të ulur dënimin prej 5 ndeshjesh pezullim të Cristiano Ronaldos. Situata sigurisht që ka lënë të pakënaqur portugezin, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka lëshuar shigjetën e radhës.
“Një tjetër vendim i pakuptimtë. Nga padrejtësia në padrejtësi, por nuk do të më rrëzojnë kurrë. Dhe si gjithmonë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur”, ishin fjalët e portugezit.
Për lojtarin mbeten edhe tre ndeshje pezullim, pasi ka shlyer 2 nga ndeshjet e dënimit fillestar prej 5 të tillave pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
/panoramasport