Pesë Botërorë radhazi me të paktën një gol të shënuar.
Ky është rekordi i radhës i Cristiano Ronaldos, të cilin e shënoi sot kundër Ganës.
CR7 e fitoi penalltinë vetë dhe e përfundoi me sukses duke kaluar kështu Pelé, gjermanët Uwe Seeler, Miroslav Klose dhe Leo Messi të cilët kanë realizuar në 4 Botërorë të ndryshëm.
Goli i tij i parë në një finale të Kupës së Botës ishte më 17 qershor 2006 në një fitore 2-0 ndaj Iranit, më pas Koresë së Veriut (7-0) me 21 qershor 2010, Gana (2-1) 2014, Spanjë (3-3) 18 korrik dhe ndaj Marokut në vitin 2018.