Cristiano Ronaldo edhe pse u fut në fund të pjesës së dytë në përballjen me Barcelonën, u kthye në një nga protagonistët e sfidës.
Pasi mori kartonin e parë të verdhë duke qenë se hoqi fanellën kur shënoi gol, Ronaldo simuloi duke kërkuar një penallti.
Arbitri reagoi menjëherë duke e ndëshkuar me të kuq, vendim i cili nuk i pëlqeu portugezit, i cili duke vënë duart në kokë, shtyu më pas arbitrin De Burgos Bengoechea.
Sot u mor vendimi për dënimin e Ronaldo-s, dhe federata spanjolle dënoi yllin e Real Madrid me 5 ndeshje.
https://youtu.be/r1O4npzQNyI