• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Robi është një pus i thellë

20:16 | 07/04/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Gati dhjetë ditë para se të botoheshin në median e Maqedonisë dhe më pas të Shqipërisë përgjimet seksuale të një zonje ligjvënëse, pjesë të tyre i kishim në redaksi. Nuk e fsheh se është tundim i madh për një gazetar që mos të botojë me ndërgjegje lajme të këtilla. Por, një redaksi që merr përsipër të shkojë deri në këto detaje intime duhet të marrë në sy dy rreziqe të mëdha: Rreziku i parë është të kthehet në moraliste dhe rreziku i dytë është të shndërrohet në tabloid, të përfshihet në gazetarinë e skandaleve rozë. Përsa i përket kësaj të fundit, nuk është se kam ndonjë opinion të veçantë, por thjesht nuk i përkas atij lëmi dhe kudo që kam punuar këto lajme i kemi patur jashtë vëmendjes. Rreziku i parë është ai më i rëndomti, ku në përgjithësi përfshihen gazetarët kudo që janë sa herë kanë të bëjnë me kësi lajmesh. U vendos që mos të botohen përgjimet, sepse u nisëm nga parimi që njeriu është pus i thellë dhe nuk ke përse rrëmon në hon, nëse në burimin tënd nuk rrjedh ujë i kulluar. E kush është kaq i kristaltë? Pas një tastiere kompjuteri të gjithë mund të shesin mend, por të tërë duhet ta pranojmë që jeta intime e dikujt është krejt e tjetër kujt, aq më shumë zakonet e kësaj jete. Dikujt i pëlqen ta nxisë lojën në telefon, dikush mund të jetë me cene të tjera në shtrat, ndaj cilët jemi ne që duhet të shesim mend me tekat e të tjerëve? Kështu që edhe pasi shpërtheu kaseta e rregjistrimeve, nuk hodhëm në faqe asnjë rresht.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Gjithsesi, kërshëria vret macen, thonë anglezët dhe njeriu është plot dobësi. Një nga këto dobësi është të dëgjosh se ç’të ka ardhur në derë ditë më parë. Dhe dikush në Kosovë, koleg me ne, zbuloi pikërisht këtë punën e pjeshkës së Shqipërisë Etnike dhe banjën me pesë shishe shampanjë. Figurat letrare në këtë rast çalojnë pak. Të përziesh pjeshkën dhe nacionalizmën apo të bësh banjë me pesë shishe verë me miza tregon varfëri në fantazinë erotike të personazheve, por kjo është çështje që nuk na përket, ndaj dhe një shkrim i këtillë meriton vetëm rubrikën “llogje Kavaje”. Por, edhe në këtë rast nuk do identifikojmë të prekurit (të paktën ne, sepse materialin e kanë dhe të tjerë). E botuam, sepse dy njerëz të njohur që i hasëm në këto përgjime (njëri është ai i pjeshkës) janë moralistë të politikës dhe medias, ndaj e morëm si ndëshkim gati hyjnor të moralit, etikës. Njerëzit që dalin në televizion, gazeta, media nuk kanë përse tregojnë cilat janë udhët e mira që duhen shkelur dhe cilat jo, sepse pastaj përfundojnë të bëjnë banjë me dy gisht shampanjë në fund të vaskës.

Kur, Ali Ahmeti vendosi të tërheqë ministrat nga qeveria dhe ju mëshua historisë së montazhit audio, me thënë të drejtën nisa të besoj, sepse duke bërë radio çdo ditë e di fort mirë se sa i lehtë është manipulimi i zërit. Tersi nisi të nesërmen, kur Aliu çoi emra të tjerë për në qeveri, duke i kthyer të lënduarit e kësaj ngjarje mish për top.

Etiketa: Ali AhmeticeneLlogje Kavajemish për topmoralistëpergjimetpus i thellërobishampanjëtersi

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
I mbrojtur: Rregullat e reja të seksit për vitin 2016

Imogen Thomas vjen super e zjarrtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com