Në kushtet e vetëmbrojtjes 17-vjeçari shqiptar Naser Eshtrefi vrau me thikë një të ri maqedons. 20-vjeçari maqedonas së bashku me të atin ndoqën dhe sulmuan shqiptarin i cili u detyrua të reagojë.
Kjo ngjarje ka ndodhur para dy vitesh, por tashmë në moshën 19-vjeçare Naseri është dënuar me 14 vite burg, edhe pse në kushtet e vetëmbrojtjes.
Shqiptarët e Maqedonisë janë indinjuar nga sistemi me 2 standarde. Ata shprehen se Almir Aliu, 4 vjeçar u vra në mënyrë makabre nga Boban Iliç dhe fitoi lirinë.
A është kjo drejtësi?