Fatmirësisht nga Shqipëria nuk nisen më gomone me njerëz drejt vendeve fqinje, por një rast i rrallë është shënuar ditët e fundit në Ksamil.
Ilirjan Korbi nga Kamza ka tentuar të kalojë Kanalin e Korfuzit me një varkë-kamerdare.
Një histori e tillë nuk ishte dëgjuar që nga vitet ’80, kur ka marrë fund kjo mënyrë emigrimi drejt Italisë.
19-vjeçari u kap nga policia në mesin e Kanalit të Korfuzit, ku u shpreh se po largohej nga Shqipëria për shkak të papunësisë dhe varfërisë.
Ai do të procedohet penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.