“Rithemelimi nuk i shërben bashkimit”, Bardhi pas mbledhjes: Basha u tërhoq për këtë gjë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rithemelimi nuk i shërben bashkimit”, Bardhi pas mbledhjes: Basha u tërhoq për këtë gjë

18:26 | 12/04/2022
në Shqiperi
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, u shpreh se veprimet e Komisionit të Rithemelimit nuk i shërbejnë bashkimit të demokratëve por përçarjes së tyre. Sipas tij, shqetësimet e ngritura në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë të martë ishin veprimet e njëanshme të Komisionit të Rithemelimit. Bardhi tha se dorëheqja e Lulzim Bashës u bë me qëllim që t’i hapte rrugë bashkimit të demokratëve, ndërkohë që një frymë e tillë nuk shihet nga pala tjetër.

“Ju jeni dëshmitarë dje që SHBA-të kanë pranuar krimin dhe masakrën zgjedhore për të cilën Partia Demokratike ka bërë 8-vite beteja. Në dy godina ka rënë heshtja për vendimin e djeshëm. Në godinën e Partisë Socialiste dhe në godinën e Partisë Demokratike. Heshtjen në selinë e PS e kuptoj, por heshtjen e Partisë Demokratike se Edi Rama ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet, nuk e kuptoj. A mund t’i drejtoni pyetjen zotit Berisha pse hesht për këtë konstatim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zotëria ka qenë në koalicion me PD-në deri në vitin 2013, më pas partia i është bashkuar qeverisë së Edi Ramës, së fundmi ka kandiduar familjarë të tij për Partinë Socialiste. Kemi një konstatim nga SHBA për një betejë që demokratët e kanë bërë për 8 vite ndaj nuk duhet të heshtet. Ka heshtje dhe vetëm heshtje. E thashë dhe në mbledhje, 36 deputetë të PD-së i kërkuan Lulzim Bashës të tërhiqej që t’i hapte rrugë bashkimit. Ishte një hap konkret dhe i përgjegjshëm, tani duket se cili po flet për bashkimin në darkë dhe në drekë organizon një proces të njëanshëm, ky është shqetësimi i grupit parlamentar. S’ka asnjë rëndësi nëse Berisha e njeh apo nuk e njeh zotin Alibeaj si kryetar të Partisë Demokratike” – tha Bardhi.

Bardhi tha se nuk ka pasur ftesë për të qenë pjesë në këto takime ndërsa shtoi se ai ka detyrim të ulet me demokratët qoftë edhe për t’i falënderuar për kontributin në 8 vitet kur ka qenë kryetar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Çdo deputet apo anëtar i PD është i lirë të takohet me demokratë në Shqipëri. Basha ka qenë kryetar për 8 vite dhe sigurisht ka detyrimin për të takuar çdo demokrat qoftë edhe për t’i thënë faleminderit. Basha ka qenë në disa prej degëve të qarkut të Elbasanit. Nuk kam pasur njoftim dhe as nuk i jam bashkuar takimeve të tilla” – tha Bardhi.

Ai foli edhe për axhendën e mbledhjes së sotme dhe debateve për vendimet e gjykatave. “Ka pasur tre deputetë që kanë kërkuar tërheqjen e padisë. Mbledhja me këtë ka nisur nga zoti Berisha. Berisha ka akuzuar Alibeajn se ka paditur PD-në. Nuk ka asnjë padi ndaj PD por një ankimim ndaj një vendimi. Nuk ka asnjë dorëzim të Partisë Demokratike.

E drejta e ankimit është e drejtë kushtetuese e cilitdo që mendon se ka arsye për ankim. Berisha më ka thënë shprehimisht që vendimet e gjykatave duhet të respektohen. Duhet të respektohen edhe kur vendimet nuk janë në favorin tënd. Tani i quan gjykata të Edi Ramës pasi pranojnë ankimin e Alibeajt. Ky është doppio standard.  Ajo që unë di me sigurti është se delegatët e Kuvendit Kombëtar të datës 18 janë lexuar emër për emër”, u shpreh Bardhi.

“Nuk ka asnjë dorëzim të zyrës. Për shkak të axhendës nuk kam qenë në seli. Beteja ime nuk ka qenë kurrë për zyra. Nuk besoj se formalizmat… Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit të PD. Nuk ka asnjë kuvend të ligjshëm të PD më 30 Prill. Çdo vendim thuhet në statutin e 18 Dhjetorit që bie ndesh me vendimet e këtij Kuvendi janë anti statutore. Ju ftoj të lexoni. Nga dje Komisioni i Rithemelimit është i paligjshëm. Përfshirja e PD në këto procese nuk është rruga që PD të ecë përpara. Bashkimi nuk ndodh me fjalë por me akte. Akti i parë duhet të ishte ndërprerja e çdo rruge nga çdo palë. Nëse secili vazhdon me kokëfortësinë e vet thjesht thellojmë përçarjen” – theksoi Bardhi.

 

 

 

 

Etiketa: bashkimigazment bardhi]Komisioni RithemelimitLulzim BashaMbledhja

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Jetonte i vetëm, fqinjët gjejnë pajetë 55-vjeçarin në banesën e tij

Jetonte i vetëm, fqinjët gjejnë pajetë 55-vjeçarin në banesën e tij

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

16:53 | 17/03/2026
Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

15:55 | 17/03/2026
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

15:17 | 17/03/2026
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

14:55 | 17/03/2026
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

14:31 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –
  • Shkelje të rënda higjienike! –
  • E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –
  • 24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –
  • Shkelje të rënda higjienike! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com