Rita Ora ka pranuar edhe më herët që i pëlqen ushqimet tradicionale të shqiptarëve. Një gjë të tillë e ka konfirmuar teksa ka ndarë një foto në profilin e saj në “Snapchat”.
Ndoshta nuk do t’ju besohet por, Rita Ora ha një mëngjes të bollshëm me vezë, fasule, salsiçe, proshutë dhe domate.
“E lumtur” ka qenë përshkrimi i Ritës në foton e postuar në rrjetin “Snapchat”.
Gjatë një interviste të përbashkët me reperin shqiptar, Action Bronson, Rita pati deklaruar se i pëlqejnë shumë pitet dhe flia që bëhet në Kosovë. Ajo gjithnjë e më shumë po e vërteton se është një shqiptare e vërtetë me zemër dhe stomak.