Pas një beteje të gjatë ligjore me kompaninë Rock Nation, e cila është në drejtimin e këngëtarit Jay Z, Rita Ora ka arritur të ndërpresë kontratën e saj. “Marrëdhënia e tyre disa vjeçare ndërpritet”, shkruan Billboard.
Një burim ka konfirmuar për revistën amerikane se këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë ka lidhur kontratë të re me kompaninë Warner Music, detajet e kontratës nuk janë bërë ende të ditura. Kjo tregon se këngëtarja është gati për albumin e ri.