Rishi Sunak dhe Liz Truss do të përballen me njëri-tjetrin në garën për lider të Partisë Konservatore, pasi Penny Mordaund ishte kandidatja e fundit që u eleminua, sipas BBC.
Në raundin e pestë të votimit nga deputetët konservatorë, pretendentët e lidershipit morën mbështetjen e mëposhtme:
Penny Mordaunt – 105
Rishi Sunak – 137
Liz Truss – 113
Ish-kancelari dhe sekretarja e Jashtme përfunduan në dy vendet e para pas pesë raundeve të votimit nga deputetët konservatorë. Mordaund rezultoi e dyta në të gjitha raundet e mëparshme të votimit, ndërsa në raundin e fundit doli e treta, duke u eleminuar kështu.
Të dy konkurrentët do të bëjnë fushatë në javët në vijim për të bindur rreth 180,000 anëtarët e Partisë Konservatore me të drejtë vote. Fituesi i zgjedhjeve do të zgjidhet më 5 shtator.