Pas rinovimit të kontratës me “Los Colchoneros”, Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid edhe për 5 vjet të tjerë.
Griezmann nëpërmjet faqes zyrtare të klubit iberik kërkoi falje për disa deklarata të tij që linin të kuptohej se ai do të largohej nga Atletico.
“Dua të kërkoj falje ndaj të gjithë atyre që keqkuptuan deklaratat e mia ndoshta unë nuk u shpreha mirë, ose disa media kërkuan tituj të rëndësishëm për diçka që nuk ekzistonte. Ajo që dua të them është se që nga momenti që kam ardhur kam dhënë maksimumin për klubin, shokët e mi të skuadrës dhe stafin teknik”tha Griezman.
Duke u kthyer të çështja e rinovimit të kontratës, Griezman deklaroi se ndihet shumë i lumtur që do të vijojë të luajë ende për Atleticon.