Rinia është majaja që ngre brumin, bën bukën dhe mbrun moralin e popujve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rinia është majaja që ngre brumin, bën bukën dhe mbrun moralin e popujve

15:33 | 07/12/2018
në Uncategorized
0

Nga Isuf Luzaj

Rinia është majaja që ngre brumin, bën bukën dhe mbrun moralin e popujve. Çdo brez, çdo gjeneratë lajmëron një agim të ri, e tërheq prej errësirës, e ndez me frymen e tij të zjarrtë e të shqetësuar. Po të vërejë lart e larg është fuqi krijonjëse. Edhe në mos arriftë t’i korrë frutat e mbjella të saj, ka një shpërblim të sigurtë në sanksionin e posteritetit. Flaka dritëzonjëse nuk duket aspak vetëm sa këmben duar.

Çdo gjeneratë hap krahët e saj atje ku i ka mbyllur brezi i shkuar, për të fluturuar më larg. Kur një gjeneratë i mbyll krahët në të tashmen, nuk ështe rini, vuan nga pleqëria e parakohshme. Kur fluturon drejt së shkuarës, ështe duke agonizuar, më keq akoma, ka lindur e vdekur.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Njerëzit që skanë pasur rini mendojnë në të shkuarën dhe jetojnë në të tashmen, duke kërkuar shpërthime të shpejta imediate, që janë çmimi i domesticitetit kurriz-përkulur. Të dobet nga përtacia ose të frikshëm nga injoranca, ata rriten me durim por pa gëzim – (ALLEGRIA). Të trishtuar, të dorëzuar, skeptikë e pranojne si një fatalitet të ligën që i përbluan për së brendshmi. Nga njerëz pa ideale, populli nuk pret asnjë madhështim.

Rinia bashkon entuziamin me studim dhe energjinë me aksion që shkrihen në qejfin “për të jetuar”. I riu që mendon e punon ështe optimist, çelnikëzon zemrën e tij ndërsa lartëson kuptimin e tij. Nuk e njeh mërinë, as e torturon nakari (xhelozia, haseti). Korr lulet e kopshtit të tij dhe admiron ato të fqinjit.

Kënaqët kur kënaqen të tjerët.

Qesh, këndon, luan, dashuron, duke ditur që fati i ndihmon atij që ka VETËBESIM në virtytet e tij gjeneratore (rikrijuese).

Rinia ështe prometeane, kur shoqëron mendërinë me vullnet, diturinë e fuqinë, inspiracioni e Apollit dhe heroizmin e Herkulit. Një krah vlen njëqind krahë, kur atë krah e lëvizi një tru i shkëlqyer; nje tru vlen njëqind tru, kur e mbështet një krah i vendosur dhe i fortë.

Të deshifrosh sekretet e natyrës në gjërat që e konstituojnë atë, vlen njësoj si të shumezuarit për të jetuar mes tyre, duke gëzuar bukuritë e tyre, duke kuptuar harmonitë e tyre, duke zotëruar fuqitë e tyre.
…
Ështe detyrë e rinisë t’i marrë qorrat përdore e ti drejtojë drejt avenirit. Ti shkundin, po nuk deshën, t’i lënë po rezistuan. Gjithçka është e mundur, por që ti bindë: jo, kurrë. Në njëfarë lartësie ë jetës përtacia është një sëmundje e pashërueshme si qorrëzimi.

Të rinjtë humbasin kohën e tyre, kur shpresojne shtytje prej pleqve. Është mëse e arsyeshme që ata të veprojnë siç e bënë dikur disa të tjerë, sesa të mbeten robër të mëshirës së tyre.
Rinia e ka të kurorëzuar ballin me drita yjëzimesh, prandaj sheh mirë, larg e me fuqi.

Isuf LUZAJ “Rindertimi i Fuqive Shpirterore”.

Etiketa: brumebukëIsuf Luzajrini

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Studentët s’dorëhiqen nga rrethimi i ministrisë: S’ka negociata! S’na mashtroni dot! (live)

Studentët s'dorëhiqen nga rrethimi i ministrisë: S'ka negociata! S'na mashtroni dot! (live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit –

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit –

20:38 | 11/01/2026
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë –

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë –

20:24 | 11/01/2026
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet –

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet –

19:56 | 11/01/2026
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave –

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave –

19:36 | 11/01/2026
Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret –

Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret –

19:22 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit –
  • Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë –
  • Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet –
  • Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave –
  • Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret –
  • Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit –
  • Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com