Është grabitur një makinë e blinduar me para e një banke të nivelit të dytë mesditën e sotme në rrugën që të çon për në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se shuma e marrë nga autorët arrin shifrën e rreth 2 milionë euro. Gjithashtu nga informacionet pararprake bëhet me dije se sasia monetare do të dërgohej jashtë vendit.
Autorët i kanë bërë pritë në rrugë makinës që po tranportonte paratë, në momentin që ishte drejtuar nga kryeqyteti drejt aeroportit të Rinasit.
Policia ka ngritur post-blloqe të shumta për kapjen e të dyshuarve.