“Rilindja Urbane” betonizoi memorien kolektive të Durrësit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rilindja Urbane” betonizoi memorien kolektive të Durrësit

15:00 | 26/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ora shënon 12 e paradites dhe rrezet e diellit shkëlqejnë në sheshin “Liria” të shtruar me pllaka prej mermeri, një hapësirë publike drejtkëndore që kufizohet nga një anë nga teatri “Aleksandër Moisiu” dhe në anën tjetër nga bashkia e qytetit të Durrësit.

“Tani që është diell këtu nuk ulesh dot sepse është shumë nxehtë, shumë vapë, betoni nxjerr avull,” ankohet Griselda Kape, një gjimnaziste që sapo ka mbaruar një aktivitet ndërgjegjësues për uljen e ndotjes nga shkarkimi i gazrave të makinave. “Në dimër, sidomos pas shirave duhet të kesh shumë kujdes se rrëshqet,” shtoi ajo.

Rritja e nivelit duke ndërtuar një platformë të madhe prej betoni, ndërtimi i shatërvanëve të rinj, gjelbërimi me palma, bllokimi i qarkullimit të automjeteve dhe një instilacion prej inoksi, i dhanë në vitin 2014 një imazh të ri sheshit “Liria’ në qendër të Durrësit.

Read more

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Ruhuni nga Edi Rama –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Ndërkohë, në fund të rrugës Tregtare që lidh sheshin “Liria” me hyrjen e portit, një tjetër shesh është në proces transformimi rrënjësor nëpërmjet projektit ‘Veliera’ – një nënkalim me një velë të madhe prej betoni.

Përdorimi masiv i betonit në dy sheshet e reja të qytetit bregdetar nuk ka gjetur mirëkuptimin e qytetarëve të Durrësit, ndërkohë që ndërhyrja pa kriter në shtresat arkeologjike të qytetit antik ka gjeneruar kontestime dhe protesta nga arkeologët dhe shoqëria civile .

Kritika ndaj projekteve të Rilindjes Urbane kanë ardhur edhe nga urbanistët, të cilët shqetësohen se ridimensionimi i rrugëve nuk ka vendosur harmonitë e duhura midis hapësirave të këmbësorëve dhe lëvizjes së automjeteve – përfshirë mjetet e transportit publik.

Bashkia e Durrësit ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të programit të Rilindjes Urbane të financuar nga qeveria nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, kjo bashki ka marrë më shumë se 22.4 milionë euro nëpërmjet 29 projekteve .

Në vitin 2008, bashkia e Durrësit ideoi projektin për rivitalizimin e sheshit “Liria” dhe hapi një konkurs ndërkombëtar, duke ftuar studiot arkitekturore të sillnin propozimet e tyre. 36 studiot konkurruese paraqitën përpara një jurie ndërkombëtare të ngritur nga bashkia projektet e tyre, ku u përzgjodhën për në fazën finale 5 prej tyre, ndërkohë fitues u shpall projekti i studios italiane “Michele Cro” – i vetmi projekt që nuk e integronte në sheshin e rij shatërvanin e ndërtuar nga arkitekt Kristo Sotiri.

Projekti “Veliera” pranë portit të Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Shatërvani 80 vjeçar që konsiderohej si pjesë e memories kolektive dhe “busulla” e takimeve midis qytetarëve, nisi një valë protestash që kërkonin integrimin e tij me projektin. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i kërkoi bashkisë në atë kohë rishikimin e projektit për qendrën e qytetit, duke përfshirë në të edhe shatërvanin e ndërtuar në vitin 1928. Për mos largimin e shatërvanit u mblodhën rreth 5000 firma qytetarësh; megjithatë, projekti nuk pësoi modifikime.

Në studimin prej 300 faqesh për transformimin e sheshit, që BIRN disponon, rezulton se projekti fitues parashikonte tre faza, nga të cilat deri më tani janë realizuar dy dhe e treta, lidhur me “Zonën Arkeologjike”, që përbën fazën tretë, nuk duket se ka marrë dritë jeshile. Forumi Bizantin, si një lidhje me vijimin e sheshit, parashikohej që të kthehej në një park arkeologjik të vogël në natyrë dhe tre lulishte të vogla aty rrotull pritej që të gjelbëroheshin.

Faza e parë e projektit përfundoi në vitin 2011 dhe sipas një përgjigjeje të bashkisë Durrës, ajo kushtoi rreth 100 milionë lekë. Punimet u kryen nga kompania “Gjikuria”. Në këtë fazë projekti solli ndërtimin e shkallareve që lidhen me xhaminë e qytetit si dhe galerinë e arteve. Konflikti bashki e majtë dhe qeveri e djathtë gjeneroi akuza për mosdhënie financimi dhe u paraqit si arsye për ndërprerjen e punimeve.

Ndërsa faza e dytë e projektit u realizua në vitin 2014 nga kompania “Everest” dhe ka kushtuar 155 milionë lekë, financim i mundësuar në kuadër të “Rilindjes Urbane” nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve. Bashkia nga buxheti i saj financoi një instalacion artistik prej inoksi që iu shtua sheshit me vlerë 14 milion lekë.

Sheshi që deri më tani ka kapur një faturë prej 2.2 milionë eurosh. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve në bashkinë Durrës, “ka mbaruar zbatimin e tij sipas projekteve të tenderuara”.

Megjithatë, përballë hyrjes së ndërtesës së bashkisë Durrës, një rrethim paralajmëron për punime të reja dhe një trekëndësh metalik ngrihet mbi pusin e zbuluar gjatë punimeve për ndërtimin e sheshit të ri. Ai i përket periudhës osmane dhe haset në dokumentet që datojnë që nga viti 1570. Sipërfaqja prej xhami që mbulon pusin është thërrmuar në brendësi dhe me sa duket rrezikon të thyhet. Bimësia ka bërë të vetën dhe pusi tani më shumë duket si një gropë, se sa një zbulim arkeologjik.

Gjetjet arkeologjike të mbuluara me xham në projektin e betonizuar të Velierës. Foto: Geri Emiri.

Projekti i ri “Veliera”, ngjashëm me sheshin Liria solli ndërtimin e një platforme gjigante prej betoni. Punimet për ndërtimin e sheshit “Veliera” filluan në shkurt 2017. Projekti me vlerë 4.6 milionë euro, fituar nga kompanitë “Fusha dhe Everest”, vijon të jetë pjesërisht kantier ndërtimi, duke pritur montimin e tendës prej betoni, që do të krijojë imazhin e velës.

“Pjesa ku kalojnë makinat poshtë më duket e lezetshme, por kushdo që do të vinte këtu, do të mbante mend atë pjesën që ka qenë e shtruar me guralecë, përbri Torrës Veneciane, ndërsa tani ajo është bërë komplet beton dhe ka mbetur vetëm Torra si antike në mes,” ankohet  Sonja Bejko, një banore e qytetit bregdetar.

Ngjashëm me projektin e rivitalizimit të sheshit ‘Liria’ edhe projekti ‘Veliera’ është kontrovers dhe ka prodhuar reagime të forta në komunitet për shkak të ndërhyrjes në shtresat arkeologjike. Niveli  i reagimit publik për ndërtimin e Velierës ishte në një shkallë më të lartë se për shatërvanin e Kristo Sotirit në sheshin ‘Liria.’ Bashkia u padit në gjykatë dhe në përpjekje për të shpëtuar projektin, ajo pranoi që ta modifikonte për të ruajtur strukturat arkeologjike dhe për t’i ekspozuar me xham.

BIRN zbuloi se rifillimi i punimeve në mars të këtij viti, pas vendimit të gjykatës u krye pa monitorim arkeologjik, duke sjellë shkatërrimin e pjesshëm të ndërtesës së periudhës osmane, që u përdor një shekull më parë si konak për Princ Vidin. Vetëm një pjesë e vogël e ndërtesës ka mbetur e ekspozuar nën disa rrathë xhami, mbushur me bulëza uji. Një fat të ngjashëm patën edhe zbulimet që i përkasin periudhës romake.

Lidhur me vonesat e zbatimit të projektit, Drejtoria e Shërbimeve në bashkinë Durrës sqaroi se ato kanë ardhur si pasojë e proceseve gjyqësore që kanë sfiduar zbatimin e projektit.

“Me mbylljen e tyre po vijon dhe mbyllja e zbatimit,” tha bashkia. “Gjetjet arkeologjike janë ruajtur sipas një projekti të miratuar nga Ministria e Kulturës,” shoi ajo.

Përveç kontestimeve për shkak të materialeve të përdorura dhe shembjes së shatërvanit, rivitalizimi i sheshit ‘Liria’ solli dhe ngushtimin e rrugëve automobilistike që e përshkojnë në dy anët dhe rriti hapësirën në formë pedonale. Sheshi Veliera gjithashtu ngushtoi rrugën që lidh Bulevardin Epidamn me shëtitoren Taulantia, duke synuar krijimin e hapësirave dedikuar këmbësorëve.

Megjithatë, ngritja në lartësi e këtyre investimeve publike dhe ngushtimi i hapësirës së automjeteve në mënyrë të ndjeshme kundrejt këmbësorëve, duket se nuk po shkon në harmoni me planifikimin urban, pasi transformimi i të dyja shesheve solli eliminimin e hapësirave dedikuar ndalimit të autobusëve dhe shërbimit taksi.

“Pra të parkosh, ndalosh, shkëmbehesh me kryqëzime rrugore apo të arrish aksesin e shpejtë me stacione të transportit urban. Të gjitha këto veti, infrastruktura urbane e projektit Veliera nuk i përmbush,” shpjegoi për BIRN Artan Kacani, lektor për planifikimin e territorit.

“Arkitektët që nga antikiteti na mësojnë se vendtakimet, agorat, apo edhe teatrot ishin të lugëta. Kjo për të përfshirë sa më shumë pjesëmarrës. Mund të përmbledhim se Veliera në format konike, të mysët, mund të klasifikohet si një vepër monumentale dhe e largët për këmbësorët, në mos përjashtuese për disa kategori,” përfundoi ai.

/Reporter .al
Etiketa: betonizohet memoria kolektiveDurrësprojekti VelieraRilindja Urbanesheshi "Liria"teatri “Aleksandër Moisiu”

Të Lidhura

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

nga 27
23:27 | 24/12/2025
0

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë janë mbledhur në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndjekur meshën nga...

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

nga 27
23:07 | 24/12/2025
0

Një efektiv policie ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar pasditen e së mërkurës, në Tiranë. Inspektori me inicialet M. K.,...

Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

nga 27
22:51 | 24/12/2025
0

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij,...

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

nga 27
22:13 | 24/12/2025
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit Artificial, duke shkaktuar panik të...

Para
Turqi/ Stambolli goditet nga një tërmet 5,8 ballë (film)

Turqi/ Stambolli goditet nga një tërmet 5,8 ballë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com