Është riaktivizuar zjarri në fshatin Piraj të Njësisë Administrative Blinisht të Bashkisë Lezhë.
Gijotina.com raporton se mbrëmjen e djeshme, për shkak të erës së fortë flakët kanë marrë drejtimin e zonës së banuar dhe ishin në një distancë jo më shumë se 200 m larg banesave. Nga ana tjetër, zjarri po shkrumbon edhe varrezat e fshatit.
Zjarrfikësit kanë mbërritur sërish në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Nga ky zjarr janë djegur dhe rreth 1 km linjë hekurudhore.