Pas deklaratës së Ramës i cili ironizonte opozitën me rezolutën e PPE-së dhe qëndrimin e mbajtur nga Partia Demokratike ndaj kësaj rezulote, ka reaguar Lulzim Basha.
Përmes rrjeteve sociale Basha i është përgjigjur Kryeministrit duke thënë “Ed Mashtrusi lexo njëherë Kushtetutën e Shqipërisë, pastaj t’i këndojmë rezolutat e Partisë Popullore Europiane”.
Postimi i kreut të opozitës me gjasa i referohet deklaratës së Kryeministrit Rama për mundësinë që Presidenti të zgjidhet nga radhët e diasporës.