Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Revista Time shpall Greta Thunbergun personin e vitit

Nga Ejona 0

Revista e famshme “Time” ka shpallur aktivisten suedeze Greta Thunberg personin e vitit.

Çdo vit revista Time shpall një person, grup, ide apo lëvizje, më me ndikim në plot 1 vit.

Redaktori i “Time” Ed Felsenthal sot gjatë ditës publikoi faqen e parë të revistës duke njoftuar zyrtarisht se Greta është personi i vitit, transmeton Koha.net.

Në listën e Time këtë vit ishin edhe presidenti amerikan, Donald Trump, kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe protestuesit e Hong Kongut.

“Ajo ka arritur të krijojë në botë një zhvendosje të qëndrimit për këtë çështje, duke kërkuar ndryshime urgjente. Ajo ka ofruar një thirrje morale për ata që janë të gatshëm të veprojnë”, tha revista Time, pasi e shpalli 16-vjeçaren suedeze person të vitit.

Por, sipas revistës, “veprimet për klimën janë aq komplekse sa vetë fenomeni dhe Thunberg nuk ka zgjidhje magjike për këtë çështje”.

Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed.

Më 30 tetor, Greta Thunberg, ka kthyer mbrapsht një çmim për ambientin, bashkë me një shumë të të hollave, me arsyetimin se “lëvizja për klimën nuk ka nevojë për më shumë çmime”. Ajo ka falënderuar Këshillin Nordik për ofrim të këtij shpërblimi, dhe ka thënë se për të është “një nder i madh”.
Mirëpo sipas saj “politikanët dhe njerëzit në pushtet” duhet të dëgjojnë “shkencën aktuale”.

Më 11 dhjetor në kuadët të samitit për klimën të Kombeve të Bashkuara që po mbahen në Spanjë, Thunberg tha se dekada e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e planetit. Ajo akuzoi liderët botërorë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të mos bërë ndryshime thelbësore në çështjen e klimës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej