Revista amerikane “Forbes”, ka përzgjedhur Angela Merkel për herë të shtatë si gruaja më e fuqishme në botë.
“Forbes” përzgjedh kancelaren gjermane për gruan më të fuqishme në botë, nga gjithsej 12 përzgjedhje sa ka bërë deri më sot.
Vendi i dytë i ka takuar kryeministres britanike, Theresa May, përkundër një viti shumë të vështirë në të cilin partia e saj nuk arriti të marrë shumicën parlamentare në zgjedhjet të cilat u mbajtën në qershor.
E treta në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë është filantropistja dhe afaristja amerikane Melinda Gates.
E katërta radhitet Sheryl Sandberg, drejtore ekzekutive e Facebookut, ndërsa e pesta është drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra. Për herë të parë në listën e Forbes për 100 gratë më të fuqishme është radhitur Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan Donald Trump.