Retro/ Unë, Edi Rama Macja e Zezë

Duhet të lëçisni

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

E ftoi në PS, Najada Çomo shfaqet në krah të Edi Ramës (film)

E ftoi në PS, Najada Çomo shfaqet krah Ramës. “Najada Çomon e kam ftuar për të dëshmuar për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija...

Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe...

Rama: Spitalet para 7 vitesh nuk kishin batanije, në oborr shiteshin gjyslyqe “Gucci dhe versaqe”

Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të sistemit të shëndetësisë në këto vite qeverisje. Në fjalën e tij në programin "shëndetësia që duam", Rama tha...

“Shqiptarët lakej dhe kosovarët servilë të verbër të Bacë Enverit”. Alergjia që i sillte vota 99.99%  për diktatorin, tani po e “vuan” vetë. Një rrëfim i hershëm i piktorit rebel. Si kanë ndryshuar mendimet e tij për intelektualët, me të cilët refuzon sot të përballet. Edi Rama, 20 vite më parë.

rama edNë vitin 1996, Edi Rama ishte njëri ndër intelektualët me ndikim të rëndësishëm në opinionin publik të kohës. Një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së demokratëve të asaj kohe, që shfaqej edhe si antikomunist radikal. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Rama flet për situatën politike në vend, kohë kur President ishte Sali Berisha. Kritika të ashpra për pushtetin dhe për opozitën. Roli i intelektualëve, por edhe një shpjegim për komunizmin dhe faktin pse shqiptarët e duruan atë regjim. Në atë intervistë spikat “alergjia” për rezultatin e lartë që merrte partia dhe Enveri nga shqiptarët. Rama i quan shqiptarët e kohës së komunizmit lakej që i bindeshin diktatorit duke e votuar 99.99% , ndërsa kosovarët servilë që e identifikonin Nanën Shqipërinë me Bacë Enverin.

edi ramaQë nga 1996 kanë kaluar shumë vjet. Sot Rama nuk duket se ka të njëjtin qëndrim, Ai tashmë është vetë në krye të partisë së Enverit dhe votohet afërsisht sa ai, me 97%.

Më poshtë janë pjesë të shkëputura nga intervista e 1996 e Ramës me gazetarin Ilir Keko, botuar në gazetën “Koha Jonë”.

Për intelektualët   

Shoqërisë i duhen edhe intelektualët edhe politikanët, secili në punën e tij. Unë mbroj atë pikëpamje që e sheh të pamundur angazhimin e drejpërdrejtë të intelektualit në politikë. Intelektuali është për natyrë të tij, dikush që jeton mes fronteve në tokën e askujt. Ai kurresei nuk mund të flijojë pavarësinë e tij për tu rreshtuar në njërin prej fronteve në kërkim të votave. Kështu do të detyrohej të thoshte e të bënte gjëra që do të duartrokiteshin prej shumicës, me fjalë të tjera do të linte peng pavarësinë e tij. Misioni i intelektualit është të denoncojë gënjeshtrën në të gjitha format e shfaqjes së saj dhe pavarësisht nga çmimi që duhet të paguajë. Intelektali që hyn në politikë është i destinuar të humbasë si intelektual, si dhe politikani që rreket të bëjë intelektualin është i destinuar të humbasë si politikan.

ed ramNë këtë hendek ndodhet sot edhe grupimi më liberal politik që ka Shqipëria, Aleanca Demokratike. E krijuar prej shpirti rrebel të disa intelektualëve që mbetën në politikë kur inspiruan lëvizjen e dhjetorit e paskëtaj u ngritën kundër frymës totalitare që sundoi Partinë Demokratike. Kjo parti ka pengesën e vet të madhe pikërisht shpirtin intelektual të Neritan Cekës, Gramoz Pashkos, Arben Imamit, Preç Zogajt, Teodor Kekos e disa të tjerëve, të cilët shpesh bien në kurthet e ekzistencës intelektuale dhe nuk arrijnë të kënaqin epshin popullor me ëndrra me sy hapur.

T’i shmnagesh këtyre kurtheve nuk do të thotë të bësh politikë të pamoralshme por të administrosh me syrin e të nesermes shanset që ofron e tashmja. Aleanca Demokratike si dhe Forumi Eurosocialist janë organizmat e parë të një klase tjetër lloj politikanësh dhe pikërisht për konsolidimine kësaj klase ka nevojë politika shqiptare. Intelektualët janë “macet e zeza” të çdo pushteti, futja e tyre në ndërtimin e projekteve politike do të ishte edhe fundi i tyre”.

rama ed 1Për Enverizmin

Enverizmin nuk e bënë ideologji sunduese enveristët, të cilët kishin të drejtën e tyre të shenjtë ta shihnin Enverin si At, po paraliza totale e antienveristëve, heshtja dhe devocioni prej lakejsh i shqiptarëve që votonin  99.99%  pro partisë, apo servilizmi i verbër i kosovarëve që e kishin identifikuar nanën Shqipni me bacën Enver.

Të gjithë ne shqiptarët bëmë që enverizmi të bëhet çështje e madhe e kombit dhe simboli i Shqipërisë në botë. Është e kotë të kërkosh se sa ishin enveristët në raport me pjesën tjetër të popullit apo se si mund të ndahen shqiptarët “e mirë” nga të “këqinjtë”,duke marrë si premisë enverizmin.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

E ftoi në PS, Najada Çomo shfaqet në krah të Edi Ramës (film)

E ftoi në PS, Najada Çomo shfaqet krah Ramës. “Najada Çomon e kam ftuar për të dëshmuar për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija...

Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe...

Rama: Spitalet para 7 vitesh nuk kishin batanije, në oborr shiteshin gjyslyqe “Gucci dhe versaqe”

Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të sistemit të shëndetësisë në këto vite qeverisje. Në fjalën e tij në programin "shëndetësia që duam", Rama tha...

Tritan Kalo: Komiteti është politizuar/ Rama fton Najada Çomon për deputete

Pasi anëtari i Komitetit të Ekspertëve Tritan Kalo u largua pasi tha se komiteti është politizuar, vjen një lajm tjetër. Top Channel raporton se PS...