Protesta e studentëve ka vijuar sërish sot. Të rinjtë me mënyrat e tyre duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe thirrjet e pedagogëve për t’u kthyer në auditorë, kane vijuar bojkotin e mësimit.
Ashtu si edhe nje ditë me parë, mëngjesi i sotëm i ka gjetur disa nga dyert e fakulteteve me zinxhirë dhe drynë.
Kështu ka ndodhur edhe tek Bujqësori në Tiranë. Por, në momentin qe studentët i kishin vënë drynin derës dhe disa të tjerë prisnin jashtë, ka behur policia, e cila është përfshirë në debat me studentët që kishin mbyllur derën.
“Si e ke emrin, karte identiteti a ke? Do të raportoj dhe do shoqërohesh… ti ke të drejtë të protestosh sa të duash e ku të duash, por jo të vësh kyçin derës. Është e kundraligjshme”- dëgjohet të thotë polici, ndërkohë që disa studentë u përgjigjën: “Jemi shume, nuk e ka bërë vetëm një, e kemi bërë të gjithë”.
/syri.net/