Reportazh/ Shqipëria në panairin e Shtutgartit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Shqipëria në panairin e Shtutgartit

14:39 | 22/01/2017
në Bota
0

Nga Rashela Shehu

Për ta dashur tjetrin duhet ta njohësh, e për ta njohur duhet bashkëpunim – panairi i Shtutgartit ofron mjaft mundësi për këtë.

Sa kilometra do të udhëtonit për të për të parë copëza kulture nga e gjithë bota? Për fatin tonë Boni është veçse 400 km larg, ndaj mëngjesi na gjen në tren drejt Shtutgartit.

Borë, flamuj që valëviten, vizitorë që hyjnë e dalin, makina të vëna radhë në parkim, është vetëm pak nga panorama e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit. Sfidë më vete është të lëvizësh brenda godinës së stërmadhe të panairit, ndaj pikave të informimit mund t’u drejtohesh shpesh.

Enisi, me të cilin kemi ardhur bashkë për të vizituar panairin, nxiton në katin e parë ku qëndrojnë  të ekpozuara makinat më të njohura të botës. “Do shkoj të shoh Teslan”, më thotë buzagaz, sa shpesh mund  të ndodhë të prekësh nga afër një makinë të tillë?”

Takim me Shqipërinë

“Go your own way” është slogani i parë në hapësirën e turizmit kulturor. Nëse mendon se mund të shkosh nga të duash, duhet të ndalosh edhe njëherë për të kuptuar se tashmë gjendesh në stendën shqiptare. E vendosur në hyrje, e madhe, me flamurin shqiptar në qendër dhe ekranet e mëdha që shfaqin pamje të pikave turistike, Shqipëria është vendi partner i këtij panairi.

Mirjana, vajza nga Puka, të jep buzëqeshjen e parë. “Jemi në hyrje se na ka hije mikpritja”, më thotë duke qeshur. Mirjana shfaq hapur habinë dhe gëzimin për interesin e treguar nga vizitorët “ndjehem aq mirë kur ju bashkohen valleve tona popullore apo pyesin për produktet shqiptare. Ka plot vizitorë qe rikthehen sërish për të marë broshura të tjera”.  E rrotull nuk është e vështirë të dëshmosh që është përplot me vizitorë.

Rreth panairit plot surpriza

I largohem stendës shqiptare për të parë se çfarë ofrojnë vendet e tjera. Teksa lëviz nëpër korridoret e formuara mes stendave, dëgjoj turli  gjuhësh që bëhen njësh në përshendetjen “Hallo”. Pas buzëqeshjes mikpritëse dhe gatishmërisë për të të informuar në detaj, sillet në ajër konkurenca e heshtur për vëmendje.

Në stenden e Irlandës është improvizuar një Irish Pub me muzikë live, që ka mbledhur rreth e qark dashamirës të birrës. Aty takoj Ekianin nga Gjermania, teksa ndan një gotë me miqtë.  Pasi merr vesh që vij nga Shqipëria thotë që e njeh përmes miqve si vendi i maleve të larta dhe çmimeve të ulta. “Unë jam koleksionist monedhash dhe leku shqiptar më duket shumë interesant, i kam në koleksion të gjitha.”

Shtutgart, you did it!

Pak më tutje stenda indiane gjallon nga ritmi i muzikës dhe lëvizjet e valltarëve profesionistë.

Ndërsa stenda e Katalunjës apo e Rumanisë kanë zgjedhur lorjat me dhurata për të ndjellë pranë tyre sa më shumë vizitorë. “Është emocion kur pyesin dhe duan ta njohin vendin tënd”, më thotë Eva nga Bullgaria. “Kjo është një nga eksperiencat më të bukura ku shkëmbimi i vlerave turistike dhe kulturore mes vendeve të nxit dëshirën ta njohësh e ta duash tjetrin.”

Eva ka të drejtë.  Për ta dashur tjetrin duhet ta njohësh, e për ta njohur duhet bashkëpunim.  Ndaj, Shtutgart, you did it!

/dw/

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Etiketa: panairiRashela ShehuShqiperiaShtutgartturizmi

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Tubacionet e Shën Mërisë/ Veliaj: Me këto investime, shpejt do kemi furnizim 24 orë me ujë

Tubacionet e Shën Mërisë/ Veliaj: Me këto investime, shpejt do kemi furnizim 24 orë me ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com