Reperi kosovar Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit që i ndodhi në tunelin e Kalimashit.
Ai e ka raportuar gjendjen e tij të mirë shëndetësore përmes një postimi ku duket omjeti i aksidentuar.
“E shfrytëzoj rastin me falenderu Zotin që ma dha edhe një shans me qenë këtu në mesin tuaj. Mbrëmë e kuptova që kam shumë njerëz rreth vetes që s’kanë gjë tjetër karshi meje përpos dashnisë. Jam kthy ma i fortë se kurrë, gjithmonë do jem afër jush. Shihemi sonte në Rahoves”, ka shkruar Gjiko.