Është shoqëruar në polici dhe djali i tij
Forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion në jug të vendit për kapjen e Klemend Balilit i cili dhe këtë herë i ka shpëtuar forcave të policisë.
Blutë kanë shoqëruar njëmbëdhjetë pjesëtarë të familjes së Klemend Balilit, mes tyre, djali i tij, vëllezërit dhe nipat e tij. Shoqërimi i tyre është bërë rreth orës 5 të mëngjesit. Bëhet me dije se disa prej tyre janë liruar pasi janë marrë në pyetje.
Gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin e Sarandës për kapjen e Balilit, policia ka ushtruar kontrolle në 10 banesa dhe 3 hotele ku mendohej se fshihej ai.
Mësohet se policia kishte informacione se Balilaj fshihen në një nga bizneset e tij në Sarandë.
Klemend Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme narkotrafiku e cila vepronte në disa vende të Europës.