Reja bën pesë lëvizje, Roshi jashtë. Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Francës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reja bën pesë lëvizje, Roshi jashtë. Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Francës

16:09 | 17/11/2019
në Kryesore, Sport
0

Shqipëria pritet të bëjë pesë ndryshime për të tentuar mrekullinë ndaj kampionëve të botës. Odise Roshi, një nga lojtarët më të mirë në barazimin ndaj Andorrës, duke dhënë dy asiste për gol, befas përfundon në stol. Ndodhi ajo që kishte paralajmëruar në numrin e djeshëm “Panorama Sport”, teksa skema 3-5-2, që aplikon Reja, e penalizon mesfushorin fierak.

Por cilët janë lojtarët e tjerë që ishin titullarë katër ditë më parë dhe nuk do të jenë sot në fushë? Dilemat nisin me portën, aty pritet të rikthehet mes shtyllave Thomas Strakosha. Megjithatë, në seancat e fundit që ka zhvilluar trajneri kuqezi, të vetmin pozicion që nuk e ka zbuluar plotësisht, është pikërisht porta. Berisha ishte titullar ndaj Andorrës dhe Reja nuk kërkon ta demoralizojë duke e ulur në stol pse pësoi dy gola.

Por, gjithçka mbetet e hapur dhe do të jetë një vendim i orëve të fundit nga italiani. Sa i përket mbrojtjes me tre lojtarë, gazeta mëson se vendin të sigurt e kanë Gjimshiti dhe Dermaku, ndërsa një mes Veselit dhe Ismajlit lufton për një fanellë. Në seancën taktike që bëri dje paradite në Durrës, Reja provoi titullar Veselin.

Read more

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Ndërkohë, mesfusha është reparti më i prekur. Përveç Roshit, do të ulen në stol edhe Ramadani, Ndoji, Trashi dhe me shumë mundësi Memushaj. Reja provoi Hysajn në të djathtë dhe Lenjanin në të majtë, ndërsa në qendër rikthehet dyshja Bare-Gjasula.

I vetmi merak i trajnerit është Qose apo Memushaj titullar. Dje u provua korçari, për të cilin do të jetë debutim nëse aktivizohet. Gjendja jo e mirë fizike e vlonjatit, që vjen edhe pas angazhimit si titullar ndaj Andorrës, duket se e ka futur në dyshime Rejan, prandaj dhe planet po i bën me Qosen titullar. Sa i përket dyshes së sulmit do të jetë sërish Manaj dhe Balaj.

skema

STËRVITJA E FUNDIT

E shtuna e 16 nëntorit ishte historike për kuqezinjtë, për vetë faktin se shkelën për herë të parë stadiumin e ri “Air Albania”, duke zhvilluar stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes me Francën. Në 15 minutat e para të seancës u lejua prania e mediave. Në fillim ekipi nisi të bënte streçing dhe më pas vrapime në gjysmën e fushës.

Reja ndiqte me kujdes reagimet e lojtarëve, ndërsa më pas u aplikoi një lojë “hendbolli” në gjysmën e fushës. Lojtarët pasonin topin me dorë, derisa shkonin te porta kundërshtare, për të provuar të shënonin më pas vetëm me kokë. Këtu pati edhe një moment interesant, kur Lenjani goditi pa dashje trajnerin Reja. Italiani menjëherë iu kthye me shaka, duke i thënë: “Nesër ti nuk luan”. Gjithçka u mbyll me humor. / Panoramasport

Etiketa: odise roshishqipriaTrajnieri Edi Reja

Të Lidhura

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

nga 27
21:13 | 16/03/2026
0

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të...

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:21 | 16/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe...

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

nga 27
20:09 | 16/03/2026
0

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Para
Panairi i Librit i bën bashkë, deputetja socialiste në rradhë për të marrë një autograf nga Grida Duma

Panairi i Librit i bën bashkë, deputetja socialiste në rradhë për të marrë një autograf nga Grida Duma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

21:13 | 16/03/2026
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com