Refuzimi i “Telekom Serbia”, Vuçiç: Do të flas me Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refuzimi i “Telekom Serbia”, Vuçiç: Do të flas me Ramën

10:38 | 09/10/2018
në Shqiperi
0

Në mesin e raporteve se Shqipëria nuk do që Serbia të investojë në kompaninë e saj kryesore të telekomunikacionit, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ai do të bisedonte mbi këtë çështje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Presidenti serb tha se ai do të bisedojë me homologun e tij për investimin e planifikuar të Telekom Serbia: “Do të flas me Ramën sot apo nesër dhe shpresoj ta zgjidh këtë situatë”.

Deklaratën, Vuçiç e bëri në një takim të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Beograd. Kompania shtetërore serbe e Telekomit në tetor konfirmoi interesin e saj në blerjen e Telekom Albania, që aktualisht është në pronësinë e Deutsche Telekom.

Telekom Serbia do të donte ta poziciononte vendin si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albanias, tha kompania serbe për BIRN. Sidoqoftë, mundësia e një investimi serb në telekomunikacionin shqiptar nuk është e mirëpritur. Sipas Presidentit serb, duke refuzuar investimin dhe paratë serbe, Shqipëria rrezikon të japë një mesazh të gabuar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Nuk ka kufizime të tilla në vendin tonë. Kushdo që do të krijojë një klimë pozitive nuk mund të bëjë dallimin se nga vijnë paratë, nëse janë serbe apo gjermane”, deklaroi Vuçiç.

Sipas të përditshmes serbe Danas, Telekom Serbia ka ofruar 61 milionë euro për Telekom Albania. Ministri serb i Telekomunikacionit, Rasim Lajic, tha ndërkohë se planet për investim në Shqipëri ishin një lëvizje e mirë dhe logjike që flet për fuqinë dhe potencialin e një kompanie të brendshme që synon të bëhet lider i telekomunikacionit në Ballkan. Sipas tij, oferta për blerjen e Telekom Albania nuk do të thotë se shteti serb ka hequr dorë nga planet për shitjen e Telekom Serbia dhe se marrëveshja mund të rriste vlerën e saj.

Shtatë vitet e fundit, qeveria serbe është përpjekur të privatizojë Telekomin dy herë, por ofertat nuk janë pranuar nga autoritetet.

http://top-channel.tv/2018/10/09/refuzimi-i-telekom-serbia-vucic-do-te-flas-me-ramen/

Etiketa: Aleksandër Vuçiçedi ramaTelekom Serbia

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Dy të rinjtë shqiptarë në Novi Sad i kanë rrahur edhe politikanët plaçkitës shqiptarë

Dy të rinjtë shqiptarë në Novi Sad i kanë rrahur edhe politikanët plaçkitës shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –

11:20 | 04/04/2026
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

11:02 | 04/04/2026
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –

10:48 | 04/04/2026
12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati –

12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati –

10:12 | 04/04/2026
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –

10:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –
  • Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –
  • Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” –
  • 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati –
  • Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –
  • Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale –
  • Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com