Komisioni i reformës zgjedhore ka propozuar ndryshimin e numrit të mandateve në disa qarqe të vendit.
Sipas propozimeve për shkak të lëvizjes së popullsisë dhe lindshmërisë Qarku i Durrësit dhe i Tiranës do të kenë më shumë mandate ndërsa ai i Kukësit, i Korçës dhe i Beratit do të ketë nga një mandat më pak. Qarku i Durrësit do të ketë 14 mandate, i Tiranës nga 32 në 34.
Ndërkohë, mbetet i njëjtë numri i mandateve në Qarkun e Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës. Ndërsa Qarku i Kukësit do të ketë 3 mandate deputetësh, ai i Beratit 7 mandate dhe ai i Korçës 11 mandate.