Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore i është rikthyer punës, ndërsa mazhoranca dhe opozita kan gjetur dakortësinë e parë që puna të mbyllet deri në fund të dhjetorit.
Duket se në parim kanë gjetur gjuhën e përbashkët për votim dhe numërim elektronik. Bashkëkryetari Oerd Bylykbashi, tha se ky kapitull duhet të shqyrtohet që të gjejë implementim në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Taulant Balla, tha se baza e një propozimi të tillë është e përbashkët, pasi edhe Partia Socialiste e ka kërkuar këtë në vitin 2011. Taulant Balla kërkoi gjithashtu që reforma zgjedhore të mundësojë votimin e emigrantëve.