Pas prezantimi të reformës së ujit nga kryeministri Rama, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ndoqi në terren, një prej aksioneve për këtë reform. Haxhinasto u ndal në ujësjellësin e Qafë Thanës në bashkinë e Prrenjasit, ku ka filluar puna për prerjen e lidhjeve të paligjshme.
Ministri Haxhinasto tha se një nga objektivat kryesore të reformës së ujit, është eliminimi i humbjeve në rrjetet e ujësjellësave, që shkon në 67 %.