Rebelimi ndaj tiranëve asht bindje ndaj Zotit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rebelimi ndaj tiranëve asht bindje ndaj Zotit

12:07 | 18/04/2017
në Opinion
0

Nga Ilir Seci

Festa e Pashkëve asht nji nga festat ma të rëndësishme Hebraike, sepse “Pesach” si thuhet në hebraisht, asht dita me përkujtue lirimin e izraelitëve prej skllavërisë në Egjipt. Në shkrimet e shenjta lexojmë se këtë festë tradicionale hebraike Krishti e festoi bashkë me dishepujt e tij. Si kemi lexue në shkrimet e shenjta, Zoti ia ngarkoi profetit Moisi detyrën me u pri izraelitëve drejt lirisë. Me u pri izraeliteve të skllavëruem, që kishin lëngue për shumë kohë nën Egjiptin e faraonëve. Por, për profetin Moisi ajo nuk ishte e vetmja detyrë… Për me njoftë historinë e Pashkëve ma së parit na duhet me njoftë se cila ishte detyra ma e randë që ndërmori profeti Moisi në atë kohë.

Detyra ma e randë që ndërmori profeti Moisi nuk ishte me u pri hebrenjve drejt lirisë duke i nxjerrë ata jashtë Egjiptit. Jo, detyra ma e randë e profetit ishte që me nxjerrë Egjiptin jashtë mendjes së hebrenjve, sepse hebrenjtë e skllavëruem për mijëra vjet, ishin mësue me statusin e tyne si skllevën, aq ishin përshtatë dhe nënshtrue saqë kishin humbun e braktisun çdo shpresë se nji ditë jeta e tyne mund të përmirësohej dhe kishin qitë njinanë çdo shpresë se ndonjiherë edhe mund të vinin ditë të bardha për ta. Dhe pa shpresën ata kishin me kenë të humbun.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Hebrenjtë nuk e kishin idenë se si mund te jetohej në Liri. Mrekullia e vërtetë e Pashkëve, krejt randësia e tyne, si për kohën kur ka ndodhë, ashtu edhe për breznitë mbrapa gjatë shekujve që pasuen, ka kenë dhe mbetet mesazhi se asnjiherë nuk duhet humbur shpresa, se me ndihmën e Zotit, nuk ka vështirësi që nuk mund të kapërcehet.

Qe pra, ku ishte nji tiran i fuqishëm sa Faraoni i Egjiptit, e megjithatë ai prapë mund të thyhej! Qe pra, ku ishte nji komb aq i fuqishëm sa Egjipti që prapëseprapë mund të mposhtej! Skllevërit mund të fitonin Lirinë. Të shtypunit mund të thyenin prangat e robnisë së tyne. Çdo gja asht e mujtun, mjafton që njerëzit vetëm me shpresue, mjafton që njerëzit me guxue, mjafton që njerëzit vetëm me andrrue andrrën e pamujtun!

Këto ditë Pashkësh, prill 2017, qëllova në qytetin e Bostonit duke gjurmue historinë e pasun të këtij qyteti. Në çdo udhë të Bostonit, njeri gjan simbole e nëntekste historike që flasin për krijimin e Unionit Amerikan, për krijimin e Shteteve te Bashkueme te Amerikes. Krijim, ku simbolika e Pashkëve asht e pranishme dhe ka frymëzue fuqimisht Etnit Themelues të Amerikës. Frymëzim që e gjajmë te “Vula e Madhe e Amerikës”, (America’s Great Seal), ku shohim ndikimin e randësishëm që ka pasë te kjo vulë Eksodi Biblik, Kalimi në Liri, pra Pashkët.

Në gushtin e vjetës 1776, kur u diskutue për krijimin e kësaj vule, Benjamin Franklin sugjeroi imazhet e Eksodit Biblik të Pashkëve dhe në Vulë ai qëllimisht zgjodhi me vendosë skenën dramatike të përshkrueme te “Eksodi”, ku njerëzit guxuen me u përballë me një tiran të mnershëm, guxuen për me mbërri lirinë. Vula paraqet Faraonin të ulun në nji qerre të hapun, me kunorën faraonike mbi krye, teksa mban nji shpatë në dorë, duke kalue përmes ujnave të ndame në Detin e Kuq, në ndjekje të izraelitëve që po shkojnë drejt lirisë. Rrezet që duken se shpërthejnë nga nji kolonë e zjarrtë nalt në re, paraqesin Praninë Hyjnore dhe Urdhnuese, rreze që përndrisin mbi Profetin Moisi, i cili ka dalë në breg dhe shtrin dorën mbi detin që i bindet për me mposhtë Faraonin.

Benjamin Franklin, qëllimisht zgjodhi historinë e Pashkëve per me ba Vulën e Madhe Amerikane. Me historinë e Pashkëve, Franklin arriti me frymëzue Xhorxh Uashingtonin dhe Etnit tjerë themelues të Amerikës. I frymëzoi ata për me u rebelue kundër shtypësve britanikë, prandaj në Vulë u shkrue motoja: -“Rebelimi ndaj tiranëve asht bindje ndaj Zotit.” (Rebellion to Tyrants is Obedience to God).

Etiketa: America’s Great SealFaraoni i EgjiptitIlir SecipashketPesachRebelimi ndaj tiranëve asht bindje ndaj ZotitRebellion to Tyrants is Obedience to GodVula e Madhe e Amerikës

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tiranë/ Bashkia përfundon rikonstruksionin e palestrës në shkollën e mesme “Sinan Tafaj”

Tiranë/ Bashkia përfundon rikonstruksionin e palestrës në shkollën e mesme “Sinan Tafaj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

14:06 | 12/01/2026
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

13:52 | 12/01/2026
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –

13:36 | 12/01/2026
Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro –

Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro –

13:28 | 12/01/2026
Podcasti “Flasim” do të quhet “Heshtim” –

Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës –

12:54 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –
  • Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –
  • Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –
  • Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro –
  • Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës –
  • Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –
  • Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com