Sulmet e hakerave turq në disa shtete kanë përfshirë gjithashtu edhe Shqipërinë, veçanërisht inteligjencën shtetërore shqiptare, nga e cila janë vjedhur qindra fjalëkalime.
Sipas një hetuesi privat të sigurisë në internet, hakerat kanë arritur të marrin qindra emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh nga Shërbimi Informativ i Shtetit.
Ndërkohë ka reaguar edhe SHISH, sipas të cilëve informacionet e vjedhura nuk ishin “informacione të klasifikuara” ose “sekrete shtetërore”,
Por si ndodhin këto vjedhje kibernetike?
Hakerat futen në organizata që kanë webfaqe shumë të klikuara, dhe i zëvendësojnë këto domaine me ato të krijuara nga vetë ata, duke vjedhur të gjithë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet që logohen në ato website.
Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...









