Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk është ndalur gjatë për mediat pas seancës në Apelin e GJKKO. Ai ka falënderuar gazetarët dhe tha se pret vendimin, i cili siç u vendos në seancë do të jepet më 4 shkurt në orën 13:00. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për favorizim të trafikut të drogës.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar12 vjet burg për ish-ministrin, gjithsesi vendiminpërfundimtar i takon gjykatës në shkurt