Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.
Në një konferencë për mediat, Gjonaj u shpreh se organet e drejtësisë duhet të hetojnë dhe çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës së djeshme.
“Nuk janë protesta të qytetarëve por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre. Në këto akte dhune dëmtohet Shqipëria,
Nxisim organet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë për të hetuar dhe cuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj dhune dhe për të bërë drejtësi për policët e dhunuar. Këto shfaqje e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e vendeve të tjera”, deklaroi Gjonaj.