• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Re-Opozitë!

07:03 | 23/07/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Përderisa themi “Re-formë”, pse nuk u dashka thënë edhe “re-opozitë”. Madje kjo është fjala më e gjetur, por pse i fshihemi…

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Reforma e Drejtësisë, një kalvar i gjatë dhe i pafund, prodhoi  tre produkte: E para, një shpresë se në Drejtësi do të bëhet ndryshe e do të bëhet më mirë, dhe kjo do të jetë shpresë e pafund. E dyta, një manifestim force jashtë arenës ku populli pret për duartrokitje. E treta, prodhoi Re-Opozitën, sipas tingëllimit të fjalës Re-formë.

Kjo, Re-Opozita, është produkti i parë për nga vlera. Është produkti më i rrallë që ka shoqëria shqiptare. Gjithë historisë kemi pasur pushtete, por sa pak opozitë. Është edhe produkti që aktualisht po e kërkojnë me zë të lartë, të paktën dy kategori: Ata që e duan opozitën të marrë pushtetin sot, por sot! Dhe kategoria e dytë, ata që duan të mendojnë se antikomunizmi është i destinuar përjetë opozitë në këtë vend; kurrë në qeverisje. Opozita këtu, historikisht, është formuar veç në sensin “oppose communism”, sepse komunizmi është identifikuar si e keqja më e madhe kolektive. Opozita e vetme dhe reale u krijua në Shqipëri nga Partia Demokratike, e cila, për arsye se është e tillë, prozvalet me fjalor të ulët prej kryeministrit.

Fenomeni që ndodhi kësaj here, në rrugën e Reformës për Drejtësinë, ec e ec!, arriti në produktin e parë dhe “të padëshirueshëm”, Re-Opozitën. Të padëshirueshëm për pushtetin dhe për disa ambasadorë.  E vetmja që u shfaq, e vetmja që trazon, e vetmja që tani duket e preket pas gjithë demagogjisë për Re-Formën në Drejtësi, mbeti Re-Opozita. Dy produktet e tjerë, (e para- Shpresa dhe e dyta- Drejtësia) janë akoma në ajër. Por të paktën kemi Opozitë. Që sot, as Edi Rama, as vetë Enver Hoxha që merr e jep me të riun përmes “letrave nga ferri” (rubrikë publicistike e përdorur në Koha Jonë nga Rama), nuk mund të dalin në publik e të thonë se “kemi re- lindur”, por janë të detyruar të njohin Re-Opozitën.

Ja, kjo lindi në natën parlamentare të Re-formës. Të tjerat janë rrugës, edhe Drejtësia, edhe Shpresa. Madje, edhe sikur Drejtësia dhe Shpresa të na vinin para syve, si dy zonja të veshura në ar, pa Opozitën do të bëheshin o zero, o “lavire”… Prapë u krijua zgripi, njësoj si në vitet 90 kur lindi opozita antikomuniste: Edhe atëherë, si sot, dy fenomenet (Liri e Demokraci) nuk mund të vinin pa Opozitën (PD). Natën parlamentare të pardjeshme, dy fenomenet (Drejtësia dhe Shpresa) nuk mund të vinin pa Opozitën; edhe po të vinin, kot që vinin. Edhe sot, si atëherë, gjithë atmosfera është e ngarkuar me pushtet. Kudo pushtet: në sallë e Kuvendit, në ekran, në gazeta, në rrugë, në burg, në kupona, në tela, në tuba uji, në dyqanin e bukës, te zarzavatet dhe te droga. Pushteti premtonte më shumë shtet, dmth., pushtet; por jo të drejtë, jo kontratë, jo opozitë. Po të vinte zonja Drejtësi në këtë “sallon” dhune, çfarë do të bënte?!…

Pushteti e kishte projektuar Drejtësinë për sallonin e vet. Fillimisht do ta gënjente me piktura, pastaj me ambasadorë, pastaj me drogë…dhe, këtu do të fundosej.

Çfarë bëri opozita, që po e thërrasim Re-opozitë, sipas tingullit Re-formë!?

1.

Opozita ruajti formën e shtetit. Po të mos i kishte zënë kjo rrugën deformimit, atëherë shteti, më datën 22 korrik, do të kishte këtë formë: Republikë me një pushtet të vetëm, (në vend të tre pushteteve) ku piramida ekzekutive do të kishte në bark Drejtësinë dhe Legjislativin. Ose një “Republikë e bananeve” , që sipas përdorimit të parë të këtij nocioni politik, në vitin 1870, në Amerikë, ku Lorenzo Dow Baker, ishte i pari që bleu banane në Xhamaika dhe i shiti në Boston me 1000 për qind fitim; këtu ishte planifikuar që Drejtësia, në dorë të qeverisë, do të paguhej veç me drogë. Ose do të kishim Republikën e demokracisë tiranike me pushtet personal. Principet e shtetit të John Lock, Platonit dhe Aristotelit do të ishin varur nëpër ballkone si lëveret e pikturuara nga Edi Rama në Tiranë… Opozita ruajti vlerat kapitale të shtetit.

2.

Opozita ndaloi bulevardin e guximit të keq. E keni parë qeverinë që gjen çdo mundësi për të munduar njeriun në rrugë; herë i bllokon Nënë Terezën, herë sheshin Skënderbej, herë Shqiponjën… qëllimi është që të tregojë se “bëj çfarë më do qejfi”; por edhe se njeriun e bllokon në pikat nevralgjike të kujtesës. Ky është bulevardi ku qeveria shkel cilindo dhe bën çfarë t’i dojë qejfi. Kësaj here qeveria kishte marrë “yrysh” për të shkelur Të Drejtën dhe për të ngritur çdo të padrejtë, qeveria do të ishte edhe prokurore; pas kësaj padrejtësia do të ishte e ligjshme. Drejtësinë ta kontrollonin të huajt, të huajt të marrin privilegjet e vendit deri te droga, gjykatësit të mos marrin përgjigje kurrë as për veten e tyre; individët të mbyllin gojën!… Ky ishte projekti. Ishte opozita që doli në “rrugë”, dhe e stopoi. Do të ktheheshim si në vitin 1946, me plakën Nurihan në bodrum, duke dëgjuar lajme: “Ishallah fiton Trampi!, ishallah humb Erdogani!, ishallah rusi!”. Secili do të ishte i varur…ku? Askund; diku në botë, larg, në një vend të padukshëm. Qytetarët e atyre vendeve do të na qeshnin. Për herë të parë, një element shteti (opozita) nuk u struk poshtë tavolinës kur trokiti dikush “i jashtëm”. Komunistët, inferiorë ndaj historisë së tyre izoluese, u hapën ndaj të huajve: “bëni çfarë të doni, shkruajeni veç na jepni të firmosim”.

3.

Opozita rrezikoi para populizmit. Populistët bekonin e mallkonin për “reformë”, por nuk dinin asgjë çfarë është reforma. Njësoj si në Revolucionin Proletar ku duartrokisnin vetëvrasjen. Opozita e dinte këtë kosto dhe e mori mbi supe. Edhe në luftën e brendshme, ku disave po iu duket e gjatë koha derisa të marrin pushtet. Jo veç këtu, por edhe rrotull nesh, rrezikon shumë populizmi dhe etja për pushtet. Opozita, të paktën në këtë betejë, doli prej llumit populist, që po kthehet në regjim… Edhe në vitet ’90 rrezikoi duke dalë kundër regjimit.

Këtë po shikojmë, hë për hë, nga post Re-forma.

Etiketa: AristoteliFrrok ÇupiJohn LockLorenzo Dow Bakerplaka NurihanPlatoniRe-formëRe-Opozitë!

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para

Partizani, një histori dashurie…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

09:53 | 24/03/2023
Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

09:43 | 24/03/2023
Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

09:37 | 24/03/2023
Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –

Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –

09:29 | 24/03/2023
Ky Kristi shumë sensual –

Ky Kristi shumë sensual –

09:21 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?
  • Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –
  • Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –
  • Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –
  • Ky Kristi shumë sensual –
  • Jam krenar për këtë fanelë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?
  • Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com