Me rastin e Ramës “nusja i doli shtatzënë” amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me rastin e Ramës “nusja i doli shtatzënë” amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve

14:24 | 11/09/2017
në Opinion
0

Nga Spartak Ngjela

Do t’i lejojë Uashingtoni këta të korruptuar, Ramën, Berishën dhe Bashën, që, për të bllokuar Reformën në Drejtësi, ta çojnë Shqipërinë në Lindje?
Absolutisht që jo.

I.
Edhe nëse kishte ndokush dyshim në bashkimin e këtyre të treve në një aleancë antireformë dhe antiamerikane të fshehtë, dje, gjatë votimit të Ruçit si Kryetar Kuvendi, rezultoi e provuara se tre vota në 80 votat e fituara, ishin hedhur nga deputetë të Partisë Demokratike.
Po pse kjo fshehtësi?
Në fakt kjo është pyetja që i hap rrugën logjikës së faktit aktual.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

ll.
Në të vërtetë analiza e kësaj çështjeje është shumë më e thellë, sepse tre deputetë kapi arsyeja aritmetike, por kuptohet që janë edhe më shumë.

Bllofi i Metës që nuk votoi grupi i tij, i nxori zbuluar të dyja palët. Tani sigurisht që logjika racionale nxjerr arsyen e vet.

Megjithatë, unë i kam arsyetuar këta si të bashkuar kundër Reformës që në marrëveshjen Rama -Basha në muajin maj.
Por fakti i ri tani e provoi këtë.

Ne këtu do mjaftohemi vetëm me provën e re, atë që doli të shtunën që kaloi, dhe që na e provoi se Berisha dhe Rama janë bashkuar kundër Reformës.

Atëherë pse nuk e shpallin bashkimin dhe çfarë do të ndodhë më tej?

lll.
Kjo vjen se që të dy, edhe Berisha edhe Rama rrezikohen nga reforma antikorrupsion por sidomos Saliu nuk del dot hapur për këtë bashkim.

Rama dhe Basha tani mund të na thonë se janë bashkuar për shpejtimin e Reformës; por a i beson Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli?
Është një arsye e mbështetur mbi një gënjeshtër naive.

Prandaj kuptohet se:
Nuk mund të kenë të ardhme me këtë rrugë.(Por, a e kuptojnë ata
vetë?)

Derisa vodhën duhet të përgjigjen. Kështu siç janë nuk janë të besueshëm për politikën e madhe perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Duhet të largohen butë, sidomos Rama. Socialistët Duhet ta kenë të qartë se rruga antireformë do t’iu shkatërrojë partinë, njëlloj siç shkatërroi Saliu PD- në për të shpëtuar veten.
Rruga aktuale e Ramës është e njëjtë: pa krye dhe shkatërruese për PS- në. Nuk ka më forcë askush që të bllokojë sot Reformën në Drejtësi.

lV.
Deri tani dihej dhe ishte e qartë nga opinioni publik shqiptat vetëm për Berishën se ishte i kapur nga antikorrupsioni, por doli dhe Rama i zbuluar.
Atëherë- çfarë duan të bëjnë?

Saliu është më i tërhequr se e di që nuk bën dot gjë, me përjashtim të “pranimit të fatit” që i vjen nga më i forti, i cili tani e ka mundur.

Saliun, në një vit betejë, e mundi Uashingtoni me ndërhyrjen politike vibrante të ndihmës sekretarit Brian Yee. Dhe dihet se fati i tij tani është procesi hetimor i drejtuar nga FBI

V.
Po Rama?
Me rastin e Ramës “nusja i doli shtatzënë” amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve, dhe prandaj që edhe Rama nuk shpëton dot nga eliminimi i antikorrupsionit, se po rezulton i korruptuar.

Por Rama me mendjen fëminore që ka në politikë; mendon se, po të bashkohet me të mundurit e parë – Berishën dhe Bashën – mund të frenojnë Uashingtonin në pastrimin e të korruptuarve në Tiranë .

Veçse, brenda kësaj, a e keni parë si është fryrë në fytyrë Ramë ziu?
Se, ja dhe u bashkuan në përbetim të tre të korruptuarit, ku do të shkojnë, në Moskë?

Por, mu këtu vjen e shfaqet kërcënimi i rrezikut të madh për të tre.

Saliu ndërkohë e di që nuk mund ta ndërrmarrë këtë hap, prandaj ka lënë dy të vegjlit, Rama Basha, të shpallin luftën me pushkë druri kundër Amerikës.

Në fakt ky përbetim ashtu duket se është kundër politikës perëndimore, por në fakt, para së gjithash, ky është i gjithë kundër zhvillimit perëndimor shqiptar.
Pse, nuk e mori Enver Hoxha Shqipërinë dhe e plasi në Lindjen e Largët kur e kapi reforma antistaliniane për krimet makabre që kishte bërë në Shqipëri?
A nuk i rropati Hoxha shqiptarët me lëmoshat që i dha Pekini?

Ja, pikërisht kjo duket se është edhe rruga fëminore e Ramës, dhe historia Hoxha tani vjen e përsëritet sërish në Shqipëri; por me doza qesharake.

Mu këtu vjen e del kjo pyetje: a do ta lejojë Uashingtoni këtë lloj politike?
Absolutisht që jo.

Rama i ka hyrë detit në këmbë, dhe është më i dobët se Saliu në këtë politikë, sepse Saliu u përpoq ta servirete antiamerikanizmin e tij si luftë kundër Ramës, se e kish provuar 1997 – tën; po Rama, me kë do ta fshehë?

Rama duket se nuk fsheh politikën e tij antireformë, por mendon të fshehë veten me fjalë. Por ja që u kap në sjellje, domethënë në veprimin e të shtunës.

Çdo të bëjë Rama me “tre peshqit” antireformë që i kapi Uashingtoni, do dorëzohet apo do veprojë si Enver Hoxha për të shkuar drejt Lindjes?

Rama do të përpëlitet dhe ca, por fati i tij politik tani po shkon drejt zeros.
Duhet të tërhiqet.

Gjej një avokat të mirë zoti Rama, dhe lere këtë luftë qesharake se të dëmton shumë më tepër ty dhe partinë që po drejton!

Etiketa: BashaMetaRamaSpartak Ngjela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dhunohet administratori që po ndërton inceneratorin në Shijak, i vendosin tritol në laborator

Dhunohet administratori që po ndërton inceneratorin në Shijak, i vendosin tritol në laborator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com