Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku ka humbur jetën një e moshuar. Sipas burimeve një grua 67-vjeçe ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit ekstrem me temperaturat që shkonin deri në -17 gradë. Bëhet me dije se viktima quhet Liljana Sema, e cila jetonte e vetme në fshatin Ferras.
Ajo jetonte në një kasolle pa energji elektrike 67-vjeçarja u gjet nga i vëllai e pa jetë. Rasti i ngjashëm me të Fierit ka ndodhur javë më parë në Sarandë, ku u gjet një e pajetë një grua, e cila kishte ngrirë për shkak të të ftohtit dhe si pasojë humbi jetën.