Rashka, dëshmi për gjenocidin e Serbisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rashka, dëshmi për gjenocidin e Serbisë

18:40 | 17/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Gërmimet në varrezën masive në Rashkë të Serbisë, duket se nuk do të nisin shpejt, meqë pala kosovare po akuzon Serbinë për destruktivitet.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, bëri të ditur të enjten se Prishtina zyrtare po ka probleme për t’u marrë vesh me Beogradin zyrtar rreth fillimit të punëve, dhe se pa u sqaruar plani i veprimit, vështirë se do të nisin gërmimet.

“Ne kemi vendosur që projekti për Rashkën, të jetë një projekt gjithëpërfshirës. Pra, nuk e kemi pranuar qasjen e Serbisë, që të fillohet me qasje parciale; duke filluar së pari me hulumtime, e më pas të shikohet trajtimi gjithëpërfshirës. Ne kërkojmë, që së pari të vendoset një projekt konkret, i dakorduar me të gjitha palët; i dakorduar nga Kosova, Serbia dhe faktori ndërkombëtar”, tha ajo.

Read more

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Të enjten në Prishtinë është zhvilluar takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ku zëvendëskryeministrja përsëriti kërkesën e saj drejtuar Bashkimit Evropian, që urgjent të caktojë një emisar për të çështjen e të zhdukurve.

Varreza masive në Rudnicë të Rashkës është zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë gjetur mbetjet mortore të, të paktën, gjashtë viktimave të luftës në Kosovë.

Prej atëherë, procesi është ndërprerë, meqë në vendin ku duhet të bëhen gërmimet, është ngritur pas luftës një ndërtesë që shërben si bazë e një kompanie për mirëmbajtjen e rrugëve, “Kosmetput”.

Pala serbe ka njoftuar delegacionin kosovar me një projekt-propozim për mbulimin financiar të punëve gjatë gërmimeve në Rashkë, ku kostoja e përgjithshme është thënë të jetë 291,575 euro.

Të mërkurën, ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi u zotua se Qeveria e tij do ta ngritë çështjen e të pagjeturve edhe në Bruksel, ndërsa nga Parlamenti Evropian ka thënë se “do të kërkojë nxjerrjen e një Rezolute të veçantë që ta detyrojë Beogradin që t’i hapë dosjet për personat e pagjetur”.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha të enjten se për t’iu qasur rastit të Rashkës, pala kosovare e ka si prioritet që kjo të bëhet në mënyrë “institucionale, dhe në mënyrë të përgatitur profesionalisht dhe financiarisht”.

“Një rast, i cili në vete ka një dimension krejt të veçantë të tragjedisë, sepse ish-okupatori, Serbia, jo vetëm që i ka vrarë dhe zhdukur këta njerëz, por mbi këtë varrezë masive, madje, ka vendosur edhe një ndërtesë me një emër provokativ, për të humbur gjurmët e gjenocidit, gjurmët e krimit”, theksoi Tahiri duke shtuar se “në rastin e Serbisë i kemi të dyja, edhe destruktivitetin e personalitetit individual, por edhe destruktivitetin e personalitetit kolektiv, apo personalitetit shtetëror”.

Mirëpo, gjatë tryezës së të enjtes në Prishtinë, përfaqësuesi i familjeve të të zhdukurve, nuk u mjaftua me qasjen e ndryshuar që paralajmëroi zëvendëskryeministrja Tahiri.

Bajram Çerkini, nga shoqata “Zëri i Prindërve” tha ta ketë dëgjuar me vëmendje fjalimin e Edita Tahirit, por se këtë s’e prisnin familjet e të pagjeturve.

“Është e zonja për politikë! Ne familjarët nuk po mund të përgatitemi, as s’po dimë se çfarë duam t’ju themi. Apo çfarë pune jeni duke bërë”, tha ai.

Çerkini theksoi se varreza e Rashkës nuk është rasti më eklatant i krimeve që serbët kryen kundër shqiptarëve në Kosovë, andaj edhe ndryshimi i qasjes për të bllokuar fillimin e gërmimeve në këtë varrezë masive, për shkaqet që i dha zëvëndëskryeministrja Tahiri nu k isheh si të mira.

“Unë nuk e di se sa jeni transparent në politikë, sa jeni transparent me këtë gjendje të tashme në Rudnicë, apo të themi edhe trupat e rrëzuar, të ngrirë, prej një cisterne, e të dërguar në furra të larta në Bor”, kujtoi ai.

“Nuk është kjo varrezë masive [në Rashkë] e para. Ka qenë një varrezë masive shumë më e madhe në aeroportin e Batajnicës, ku kemi pritur, ta them ashtu, edhe me tonelata, edhe dhe, edhe njerëz, edhe copa të njerëzve në Merdare”, shtoi Çerkini.

Prokuroria serbe për krime të luftës, pretendon se në Rashkë janë hedhur të paktën 250 viktima të luftës në Kosovë.

Sipas Prokurorisë së Serbisë, trupat e shqiptarëve janë transportuar në këtë vend gjatë largimit të forcave serbe nga Kosova, në qershor të vitit 1999, dhe se këtë aksion e kanë ndërmarrë njësitë speciale policore serbe.

Etiketa: deshmigjenocidRashkaSerbi

Të Lidhura

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

nga 27
15:31 | 04/06/2026
0

Kina ua ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë në...

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

nga 27
15:11 | 04/06/2026
0

Shërbimet e sigurisë së Malit të Zi dëbuan dje 87 shtetas serbë që kishin mbërritur në aeroportin e Tivatit me...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

nga 27
15:07 | 04/06/2026
0

SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e vënë atë në fokus të një dosjeje të re për...

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

nga 27
14:49 | 04/06/2026
0

Dy maturantët nga gjimnazet e Peqinit janë përjashtuar nga provimi i Gjuhës së Huaj, pasi tentuan të hynin në qendrën...

Para
Humb jetën për shkak të COVID-19 zyrtari i Bashkisë së Librazhdit

Humb jetën për shkak të COVID-19 zyrtari i Bashkisë së Librazhdit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

15:11 | 04/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

15:07 | 04/06/2026
Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

14:49 | 04/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

14:33 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –
  • favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –
  • Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com