Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për raportin e FMN që rekomandon Shqipërinë sërish për taksën e sheshtë.
Në një postim në Twitter thekson se FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet.
“Taksimi Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.
Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira”, shkruan Basha.