Raporti: Moshat e vjetra më të goditura, cili shtet e menaxhoi më mirë COVID-in – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti: Moshat e vjetra më të goditura, cili shtet e menaxhoi më mirë COVID-in

16:00 | 05/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në Facebook, një raport mbi vdekshmërinë në 24 vende në Europë ku analizohet numri i fataliteteve, por edhe masave që janë marrë nga qeveritë përkatëse për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Në raport theksohet se moshat më të larta kanë vdekshmëri shumë më të lartë se çdo vit vjetër, pra janë më të prekurat nga sëmundja e koronavirusit.

Postimi i plotë i Ilir Alimehmetit

Read more

Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

“Çfarë vjen, kur të vijë, do të jetë ajo që është”

Cit.: Alberto Caeiro (“Poema të mbledhura”)

Sa impakt pati COVID-19 mbi vdekshmërinë? (Fokus i veçantë në moshat e reja në kuadrin e fillimit të shkollave pas pak)

A ndodhi kudo e njëjta pasojë?

Cilat shtetet e vuajtën më shumë apo më pak?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, një instrument që mund të përdoret është treguesi “vdekshmëria në tepri” (excess mortality).

EuroMOMO është një instrument monitorues i vdekshmërisë Europiane, që ka si objektiv zbulimin dhe matjen e vdekjeve në tepri të lidhura me gripin stinor, pandemitë dhe kërcënimet e tjera të shëndetit publik.

Në rrjetin bashkëpunues të EuroMOMO-s, jepen statistikat kombëtare zyrtare të vdekshmërisë nga 24 shtetet Europiane.

EuroMOMO mbështetet nga ECDC (European Center Disease Prevention and Control) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe është e ndodhur në Statens Serum Institut, Danimarkë.

Nga analiza e të dhënave të mbledhura deri këtë javë vërehet sa më poshtë vijon.

Në Figurën 1, në nivel Europian, moshat e reja nuk shfaqin asnjë vdekshmëri në tepri në 2020 në krahasim me vitet e mëparshme:

 0-14 vjeç – Zero vdekshmëri në tepri as në krahasim me pritshmërinë dhe as në krahasim me vitet e kaluara

15-44 vjeç – Vdekshmëri pak më e lartë se pritshmëria (rreth 100 vdekje në tepri për rreth 3 javët e marsit-prillit). Kujdes ky numër ka gjasë të jetë ndikuar më shumë nga moshat 30-44 vjeçare, të cilat janë brenda këtij intervali

Moshat më të larta kanë vdekshmëri në tepri të lartë në mars-prill dhe më pas ka rënë në normalitet.

Në Figurën 2, në nivel Europian, moshat e reja ndjekin ecurinë e viteve të kaluara:

0-14 vjeç – vdekshmëria e 2020-s është më e ulët se vdekshmëria e 2019-s dhe e 2017-s dhe më e lartë se e 2018-s.

15-44 vjeç – vdekshmëria e 2020-s ndjek pak a shumë grafikun e 2018-s, pak më e lartë nga marsi e më pas, por që në javët në vijim pritet të bjerë poshtë 2018-s. Aktualisht jemi në të njëjtin nivel me 2018-n.

Moshat më të larta kanë vdekshmëri në tepri shumë më të lartë se çdo vit tjetër.

Në grafikët pasardhës vdekshmëria në tepri përllogaritet përmes vlerave të Z-së.

Shpjegim i shkurtër:

Vlerat e Z-së përdoren për të standardizuar dhe për të bërë të mundur krahasimin e modeleve të vdekshmërisë ndërmjet popullatave dhe periudhave kohore të ndryshme. Devijacioni standard është njësia matëse e vlerës së Z-së. Për detaje (Farrington et al. 1996).

Java e kaluar (java nr. 34 e vitit) është shumë më e mirë në krahasim me javën e 14-të (kulmi i pandemisë) 

Duke qartë se tashmë ka një tepri të moderuar vetëm Spanja dhe Belgjika dhe tepri të ulët Suedia, ndërkohë që shtetet e tjera Europiane nuk kanë vdekshmëri në tepri.

Cilat shtetet patën ecurinë dhe menaxhimin më të mirë të matur përmes vdekshmërisë në tepri?

 Shtetet shëmbullore ku vdekshmëria në tepri është gjithmonë brenda pritshmërisë (nuk kalon vijën e kuqe të 5 devijacioneve standarde)

Austria

Danimarka

Estonia

Finlanda

Gjermania

Greqia

Hungaria

Luksemburgu

Malta

Norvegjia

Shtetet e ndërmjetme, ku vdekshmëria në tepri është ndërmjet 5-20 devijacione standarde (Figura 6). Pika më e lartë e devijacionit standard është shënuar për çdo shtet:

Irlanda (z = 10.6)

Italia (z = 17.0)

Portugalia (z = 8.4)

Suedia (z = 12.9)

Zvicra (z = 11.7)

Irlanda e Veriut (z = 8.8)

Skocia (z = 15.9)

Ëales (z = 18.1)

 Shtetet e keqmenaxhuara, ku vdekshmëria në tepri është mbi 20 devijacione standarde (Figura 7). Pika më e lartë e devijacionit standard është shënuar për çdo shtet:

Belgjika (z = 25.6)

Franca (z = 24.1)

Hollanda (z = 21.8)

Spanja (z = 43.6)

Anglia (z = 34.2)

Rekordin më të keq e ka Spanja (43.6).

Interesante është se Suedia, që nuk morri masa karantine kombëtare, është e 15-ta në listë, ndër 24 shtete.

Pra, vërejmë se menaxhimi ideal i pandemisë është krejtësisht e mundur, duke qenë se 10 shtete ndër 24 (41.7%) nuk kanë pasur asnjë vdekshmëri në tepri.

Ka shumë gjasë që, falë fenomenit të njohur në gjuhë teknike “harvesting”, shumë prej shteteve të hyjnë në pritshmërinë vjetore të vdekshmërisë deri në fund të vitit.

Forca miq!

Këto janë efektet në shkallë Europiane!

Konsultoni gjithmonë vetëm burimet zyrtare dhe do të keni pamjen e qartë të situatës! Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë.

Etiketa: epidemiologu Ilir AlimehemetiEuropaKoronavirusi

Të Lidhura

Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

nga 27
17:32 | 12/01/2026
0

Inxhinieri, Romeo Nazarko ka folur mbi degradimin dhe shembjet e regjistruara në rrugët e inaguruara me bujë nga Belinda Balluku....

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

nga 27
17:16 | 12/01/2026
0

Numri i viktimave nga protestat masive kundër regjimit në Iran po rritet çdo ditë. Sipas Agjencisë së të Drejtave të...

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

nga 27
17:00 | 12/01/2026
0

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve,...

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

nga 27
16:46 | 12/01/2026
0

Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së...

Para
Rritet sërish numri i personave të prekur me COVID-19 në vend

135 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, humbin jetën 6 pacientë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

17:32 | 12/01/2026
Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

17:16 | 12/01/2026
Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

17:00 | 12/01/2026
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

16:46 | 12/01/2026
Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

16:30 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –
  • Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –
  • Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –
  • Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –
  • Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –
  • Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –
  • Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com