Raporti i Venecias, Meta: Zero shkelje të Kushtetutës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i Venecias, Meta: Zero shkelje të Kushtetutës

22:30 | 28/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri, një ditë pas publikimit të projekt-opinionit të Komisionit të Venecias, sipas të cilit Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat duke shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kreu i Shtetit deklaroi se i qëndron besnik vendimeve të tij.

Në një deklaratë për televizionin Ora News, zoti Meta tha se do të ketë një përgjigje zyrtare duke nënvizuar megjithatë se ai ka bërë “zero shkelje të Kushtetutës dhe se i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës dhe pluralizimit politik… të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventës Europaine të të Drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi, pra pa alternativë, por do të thotë mundësi për të ndikuar, për të zgjedhur, zgjedhje në kuptimin substancial”

Por, në opinionin e tyre ekspertët e Komisionit të Venecias kanë një mendim qartësisht të kundërt, ndërsa pas një analize të detajuar ligjore, arrijnë në përfundimin se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anulluar zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato”, theksohet në dokument.

Read more

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –

Në draft opinionin e Komisionit “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc”.

Në dokument theksohet edhe se “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.

Ata i kanë dhënë përgjigje dhe pretendimit të Presidentit se mbrojti pluralizimin politik duke anulluar zgjedhje në të cilat nuk merrnin pjesë forcat kryesore të opozitës. Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje”, theksohet në projekt opinion.

Edhe për rastin e Gjykatës së Strasburgut, të përmendur edhe sot nga presidenti Ilir Meta, ekspertt e Komisionit të Venecias kanë bërë të qartë se “rrethanat mbizotëruese të këtij rasti ishin krejt të ndryshme nga ato në Shqipëri”, nënvizohet në opinionin, i cili nga ana tjetër vlerëson se pavarësisht se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetutese “nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij”.

Vendimi i Komisionit të Venecias pritet më 11 Tetor, por zoti Meta u shfaq sot mospërfillës ndërsa u shpreh se “nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera”, deklaroi presidenti shqiptar. Të gjithë atyre që në 24 orët e fundit i kanë kujtuar atij deklaratën e bërë gjatë një interviste në Syri.net sipas të cilës nuk do të qëndronte në detyrë nëse Komisioni i Venecias do të gjente shkelje të Kushtetutës nga ana e tij, ai sot ju përgjigj duke përsëritur një tjetër premtim, se do të qëndronte në zyrë deri më 24 korrik të vitit 2022, kur dhe i mbaron mandati/VOA

Etiketa: 30 qershorikreu i shtetitPresidenti Ilir MetaVendimi i Komisionit të Venecias

Të Lidhura

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

nga 27
14:31 | 17/03/2026
0

Belinda Balluku mori pjesë dje në një darkë Iftari në Dibër, nga ku postoi edhe foto në Facebook. Në një...

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

nga 27
14:27 | 17/03/2026
0

Belinda Balluku mori pjesë dje në një darkë Iftari në Dibër, nga ku postoi edhe foto në Facebook. Në një...

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

nga 27
14:21 | 17/03/2026
0

Një hetim i nisur në muajin Korrik 2025 nga prokuroria e Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-drejtorit...

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –

nga 27
13:49 | 17/03/2026
0

Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e...

Para
“Përse emigrojnë shqiptarët?” DW: Valë e re emigrimi nga Shqipëria?

“Përse emigrojnë shqiptarët?” DW: Valë e re emigrimi nga Shqipëria?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

14:31 | 17/03/2026
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

14:27 | 17/03/2026
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

14:21 | 17/03/2026

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –

13:49 | 17/03/2026
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

13:21 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –
  • Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –
  • A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –
  • Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com