Ramushi arreston Francën!

Duhet të lëçisni

Makina fluturon në ajër motorin e Fast food-it në Korçë, transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet është përplasur me një motor ‘Fast foodi’ në zonën e auajtur...

Masakroi me shkop babain në Roskovec, Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për 25-vjeçarin

Gjykata e rrethit gjyqesor ne Fier ka dhene sot vleresimin e ” mases se arrestit me burg ” per 25 vjecarin Erdis Rapi, i...

Sherr mes të rinjve, i mituri shqiptar qëllon me armë zjarri bashkëmoshatarin

Një tentativë vrasje ka ndodhur ditën e shtunë në Podujevë të Kosovës, kur një i mitur ka plagosur një bashkëmoshatar. Policia bën të ditur se...

Fiksimi çon pas hekurave 29-vjeçarin nga Elbasani

Një 29-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi përndiqte një shtetase. Sipas policisë, shtetasi me inicialet S.B kërcënonte dhe përndiqte vazhdimisht nëpërmjet telefonit...

Nga Arjan Galdini

Lajmi se Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë me një urdhër-arresti të Serbisë të vitit 2004, më bëri të gërryej në ndërgjegjen time arsyet se përse unë e kam mik dhe e çmoj fort e dlirësisht, njeriun që dikur ka qënë Komandant i UÇK-së, dikur Kryeministër i Kosovës, dikur i burgosur i Hagës, e paskëtaj i pafajësuar 2 herë nga po kjo Gjykatë Ndërkombëtare.
Franca nuk gabon. Patjetër që Franca duhet të dijë diçka më tepër. E duke qënë se unë e dua fort Francën, ia nis të shqyrtoj çdo shkak të mundshëm që e ka shtyrë këtë vend të madh të Perendimit, të hapë sirtarët, të gjejë aty një urdhër arresti nga Serbia, e menjëherë t’i verë prangat Ramushit.

Mirëpo, nuk më shqitet nga mendja ajo vera e madhe e shqiptarëve kur ekipi ynë Kombëtar i futbollit, për herë të parë luajti në finalet e Kampionatit Europian që u zhvillua po në Francë. Aty mes mijera tifozëve shqiptarë të veshur me fanellën kuqezi ka qënë edhe Ramushi. Ka qënë në stadium ka bërë shenjën e shqiponjës me gishta, ka takuar lojtarët e kombëtares, e për t’i bërë këto ka kaluar kufirin, pastaj ka marrë një dhomë hoteli, pastaj ka kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë me mijëra punonjës sigurie të policisë dhe shërbimeve sekrete franceze, nga hyrja e stadiumit e derisa ka gjetur ulësen prej ngaku ka ndjekur ndeshjet. Çudi e madhe sesi ky sirtari me urdhërarrestin e 2004 të nxjerrë nga Serbia, nuk u hap në qershorin e 2016.

Çfarë ndodhi në këtë janar të acartë të 2017, e sidomos ndërsa Ramushi kalonte tranzit nëpër Francë, që krejt beftas u faneps urdhërarreshti e tringëlluan prangat? Cili zemrek i cilës orë është kurdisur mbrapsht? A mos vallë kjo Europë pas Brexit, është zhytur në një kaos të tillë saqe i ndodh të ngatërroje sirtarët? Apo jemi në një fazë të re që na kthen drejt e tek kohët e vjetra?

Përgjigjet mund të jenë të gjithefaresojshme, e besoj se i kam ndermend disa prej tyre. Por nuk është qëllimi sot që të jap përgjigje për çka po më shqetëson mua me erërat e reja që na kthejnë mbrapsht. Shqetësimin tim më të madh e më serioz e kam për ne shqiptarët. Franca si të shkojë përpara, si të kthehet mbrapa, mbetet një vend i madh, e për ne do të jëtë ngahera Perëndim, qoftë edhe kur me ne sillet si ne nuk na volitet a më keq akoma. Jemi ne ata që duhet të ngrehim veshët, mprehim vëmëndjet e urtojmë mëndjet, sepse pikërisht ndër ne e vetëm ndër ne, mund të gjenden zgjidhjet, sikurse mund të gjendet edhe prishja e re që mund të na kllapise në tragjeditë e vjetra.

Ne problemet i kemi me veten tonë. Ne shqiptaret, duhet ta mendojmë gjatë këtë ndalimin e Ramushit në Francë. Sot nuk është ndaluar Ramushi. Sot Ramushi ka arrestuar Francën, sepse sot Franca ka folur një gjuhë që ne nuk na pëlqen, por që na duhet ta konsiderojmë fort, si një gjuhë që mund të na bëhet më e shpeshtë. Ndaj që të mos dëgjojmë më gjuhë të tillë e të mos ndjejmë e pësojmë më akte që nuk na pëlqejnë a ndoshta edhe që na thyejnë e prapakthejnë, kërkohet një orë e më pare, që ne të gjithë së bashku si shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës,Çamërisë dhe Diasporës, të ulemi për tu kordinuar mirë e thellë me njëri-tjetrin. Partitë Politike të të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarë, Qeveritë dhe Institucionet Shtetërore e Akademitë e Shkencës dhe Kulturës të Shqipëdhë Kosovës, duhet patjetër, patjetër të ulen bashkë, të krijojnë një Këshill Kordinimi dhe Strategjie Kombëtare, e të bien dakort që askush të mos e shkelë ço vendim të këtij Këshilli.

Mjaft më, me Liderë Historikë e të Pagabueshëm që na ndriçjnë rrugën si fanar e na udhëheqin nga fitorja në fitore. Është koha, është thirrja historike që të jemi bashkë, kordinohemi bashkë, e t’i bindemi një strategjie të përbashkët.

Po nuk e bëmë këtë, Zoti na ndihmoftë.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Makina fluturon në ajër motorin e Fast food-it në Korçë, transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet është përplasur me një motor ‘Fast foodi’ në zonën e auajtur...

Masakroi me shkop babain në Roskovec, Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për 25-vjeçarin

Gjykata e rrethit gjyqesor ne Fier ka dhene sot vleresimin e ” mases se arrestit me burg ” per 25 vjecarin Erdis Rapi, i...

Sherr mes të rinjve, i mituri shqiptar qëllon me armë zjarri bashkëmoshatarin

Një tentativë vrasje ka ndodhur ditën e shtunë në Podujevë të Kosovës, kur një i mitur ka plagosur një bashkëmoshatar. Policia bën të ditur se...

Fiksimi çon pas hekurave 29-vjeçarin nga Elbasani

Një 29-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi përndiqte një shtetase. Sipas policisë, shtetasi me inicialet S.B kërcënonte dhe përndiqte vazhdimisht nëpërmjet telefonit...

Arvanitët janë vendas dhe themeluan Greqinë e Re

Nga Ejup Shabani Në kuadër të festës së 7 Marsit, ditës së hapjes së shkollës së parë shqipe, në Qendrën e Kulturës në Kërçovë “Koço...