Ramazani bëhet problem për shkollat në Gjermani, fëmijët humbin ndjenjat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ramazani bëhet problem për shkollat në Gjermani, fëmijët humbin ndjenjat

08:40 | 17/05/2018
në Bota
0

Për myslimanët besimtarë ka filluar muaji i agjërimit, Ramazani. Kësaj urdhërese i përmbahen gjithë e më shumë fëmijë. Për shkollat një problem gjithnjë e më serioz.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Me disa përjashtime të vogla, agjërimi vlen për të gjithë myslimanët që kanë arritur përafërsisht moshën 14-vjeçare, mosha e zgjedhjes së një konfesioni fetar. Por gjithmonë e më shumë nxënës të shkollave fillore mbajnë Ramazan, megjithëse feja nuk i detyron. Ata duan të ndjekin shembullin e më të rriturve dhe të fitojnë adhurimin e prindërve, siç thonë drejtorët e shkollave. Si pasojë, fëmijët ankohen për dhimbje koke, përzierje, ata kanë probleme përqendrimi dhe kanë rezultate më të dobëta në shkolla.

Presion nga prindërit myslimanë

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Në përgjithësi Shoqata Gjermane e Mësuesve e konsideron problematik agjërimin në shkolla. “Ndërkohë ka shumë nxënës që e marrin shumë seriozisht agjërimin”, ka thënë presidenti i shoqatës, Heinz-Peter Meidinger, për edicionin online të gazetës “Die Welt”. Në të gjitha shkollat që kanë një numër të madh nxënësish me origjinë migrimi, sjellja gjatë muajit të agjërimit është kthyer në temë qendrore dhe në një problem.

Sipas tij, prindërit myslimanë ushtrojnë presion të madh te drejtorët e shkollave që në këtë periudhë të mos ketë provime ose ekskursione. Situata është problematike sidomos kur, për të respektuar besimin e disa individëve, limitohen të gjithë nxënësit e tjerë. “Kjo ka si çmim që provimet e të gjithë nxënësve të përqendrohen në një periudhë të shkurtër. E kjo nuk shkon”, ka theksuar Meidinger.

Në prag të provimeve të maturës

Këtë vit gjendja është veçanërisht problematike. Pas festës së krishterë të Rrëshajave që kremtohet pas disa ditësh, nxënësit në Gjermani do të përballen me një numër të madh provimesh. Maturantët kanë kryesisht provime, disa prej të cilave janë me shkrim, por pjesa më e madhe është me gojë. Por ata nuk mund të rrinë pa provime për javë të tëra. Për nxënësit që agjërojnë është tepër e vështirë – sidomos për ata që e marrin aq seriozisht Ramazanin, saqë gjatë ditës as nuk pijnë. Meidiger: “Ka herë pas here nxënës që thjesht humbin ndjenjat.”

I ngarkuari i grupit parlamentar CDU/CSU për kishat dhe bashkësitë fetare, Hermann Gröhe, ka kërkuar një diskutim më ofensiv për këtë temë.  “Sidomos te fëmijët e fillores duhet të kenë prioritet gjithmonë shëndeti dhe aftësia nxënëse”, i  ka thënë Gröhe gazetës “Die Welt”. Presioni me motive fetare duhet të luftohet sikurse edhe përçmimi ndaj urdhëresave fetare. Ai shtoi se në lidhje me këtë temë pret prononcim të qartë nga shoqatat myslimane.

Shoqata Arsim dhe Edukim (VBE) ka apeluar te vetëdija përgjegjëse e prindërve myslimanë. Shoqata e Pediatërve u ka bërë thirrje prindërve që të mos i lënë fëmijët të agjërojnë. Në aspektin mjekësor agjërimi për fëmijë dhe të rinj është “i pashëndetshëm dhe i dëmshëm, sidomos mospirja e lëngjeve”.

Gjatë muajit të Ramazanit, nga agimi e deri në mbrëmje, myslimanëve u ndalohet ngrënia, pirja e lëngjeve, pirja e duhanit dhe akti seksual. Me “Iftarin”, darkën e përbashkët, merr fund edhe agjërimi ditor. Muaji i Ramazanit përfundon më 14 qershor.

http://www.dw.com/sq/ramazani-bëhet-problem-për-shkollat-në-gjermani/a-43809002

Etiketa: femijegjermaniRamazanishkolla

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Kulti i individit tek Ahmet Zogu President!

Kulti i individit tek Ahmet Zogu President!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com