Kryeministri Edi Rama përdori shërbimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të rrjeteve sociale duke komunikuar me qytetarët. Rama shprehu para qytetarve se reforma do të kalojë me ose pa PD.
Vettingu dhe gjashtë ligjet e tjera që kompletojnë reformën në drejtësi do të kalojnë me votat e maxhorancës nëse nuk kanë miratimin e Partisë Demokratike.
Kryeministri u ndal edhe tek korrupsioni.
“Shqipëria ëshë larg së qëni e shëruar nga korrupsioni dhe kjo është një betejë që vazhdon. Por lufta më e mirë kundër kësaj është lufta për të modernizuar shtetin dhe nëse i referohemi këtij parimi ka shumë përparime për të cilat të gjithë së bashku duhet të ndjehemi mirë, edhe pse nuk janë të mjaftueshme”, u shpreh ai.