Rama “urë lidhëse” mes Greqisë dhe Turqisë për dialog, Kathimerini: Lajm i rremë!

Duhet të lëçisni

Lajçak: Kurti e di mirë që bashkësia ndërkombëtare pret që dialogu të vazhdojë

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën pas veprimit të pahijshëm me hartën që u kuptua brenda edhe...

Rama takon përfaqësuesit e lartë të BE në Bruksel

Kryeministrti Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit. Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Rama...

Plagoset një minator në galeritë e Bulqizës, dërgohet me urgjencë në spital

Një minator ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në një nga galeritë e Bulqizës. Mësohet se ai është Agron Gjeta i moshës 55-vjeç. Gjeta...

Nuk ka qetësi te Barcelona, arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Klubi katalunjas është tronditur sërish paraditen e së hënës, kur ish-presidenti Josep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë...

Gazeta e njohur greke, Kathimerini, ka hedhur poshtë spekulimet se kryeministri Edi Rama ka qenë “urë lidhëse” për të sheshuar problemet mes Greqisë dhe Turqisë.

Gjithashtu, gazeta shkruan se Edi Rama është i lidhur pas qerres së Erdoganit, duke theksuar se presidenti turk po i bën Ramës peshqeshe parazgjedhore.

“E gjithë bota, por kryesisht votuesit shqiptarë, panë në ceremoninë e pritjes kuaj me kalorës të veshur si ushtarë osmanë që mbanin flamurin shqiptar, limuzina, imazhe nga sallonet e Sulltanit dhe gjëra të tjera mbresëlënëse. Erdogan “e do” Ramën sepse ai ia ka hapur gjerësisht portat e Shqipërisë, duke e çuar atë në krahët e Turqisë, ndërsa vendi po pret fillimin e negociatave për hyrjen e tij në Bashkimin Evropian”, thuhet në fillim të shkrimit.

“Duke u kthyer në atdheun e tij, Rama ishte ngarkuar me “dhurata” parazgjedhore, të tilla si një spital COVID-19 në qytetin e Fierit, gati për hapje para zgjedhjeve të pranverës, një degë e Universitetit Politeknik të Ankarasë në Tiranë dhe premtimet për investime turke. Mbi të gjitha, ai u largua nga Ankaraja me një porosi të ministrit të jashtëm turk Çavushoglou, për të cilën u tha se ai ndërmjetësoi në konfliktin greko-turk.

Miqtë e tij të afërt në media e vlerësuan Ramën si një person me famë ndërkombëtare, të aftë për të zgjidhur mosmarrëveshjet gjeopolitike. Kurse opozita ironizonte me “medaljet” turke për kryeministrin e tyre, megjithatë Bild-i gjerman e portretizoi kryeministrin shqiptar si një “ndërtues urash” midis Greqisë dhe Turqisë – në fakt, sipas Bild ky veprim kishte edhe “bekimin” e Angela Merkel. Ideja se vizita e Ramës në Turqi dhe në Greqi më pas ndihmoi në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke i bërë dy shtetet të ulën në tavolinën e diskutimit është e pranuar nga të gjithë.

Por, burime diplomatike pranë tre palëve thanë për “Kathimerini” se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, duke theksuar se “është absolutisht e sigurt që, nëse Greqia dhe Turqia do të kishin nevojë për dikë në këtë rol, ata do ta kërkonin atë në një vend ose tek një lider me fuqi dhe prestigj ndërkombëtar” dhe se çështja e diskutimeve Turqi-Greqi ishte mbyllur para udhëtimit të zotit Rama në Ankara. Ai (burimi diplomatik sh.r) shtoi se të dy palët kishin arritur madje edhe të përcaktonin edhe vendin ku do të zhvillohej takimi duke hedhur poshtë kështu thashethemet për Tiranën dhe porositë e Çavushoglu për Ramën.

Cila është, pra, arsyeja e ndaledës së përkohshme të liderit shqiptar në Athinë?

Është fakt që axhenda në marrëdhëniet dypalëshe mbetet e pasur dhe e hapur, me çështjen e parë dhe të vazhdueshme atë të marrëveshja gojore të dy palëve për dërgimin e çështjes së detit në Hagë. Sidoqoftë, asnjë zhvillim i menjëhershëm nuk parashikohet para zgjedhjeve të prillit në Shqipëri, diçka që është theksuar nga ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias. Gjithçka shtyhet për në verë, mbase duhet pritur edhe më tepër për një marrëveshje me shkrim në Hagë”.

Më tej, gazeta greke shkruan se Shqipëria “është e lidhur pas karrocës së Erdoganit” dhe se kjo qasje e Ramës është duke e islamizuar edhe më tej vendin.

“Ndërsa Erdogan shpall vizionin e tij për një “Atdhe të Kaltër”, i cili përfshin Ballkanin, nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria është gjithnjë e më e lidhur me karrocën e ndikimit turk. Më fjalë të tjera, është duke u islamizuar me një ritëm të shpejtë. Në prani të Ramës, gjatë një vizite në Tiranë, Erdogan nuk hezitoi të pretendonte se “bregu i Adriatikut të Shqipërisë është kufiri perëndimor i Turqisë neo-Osmane”. Në rastin e Shqipërisë së Ramës, megjithatë, vërehet paradoksi, ndërsa vendi është në hollin e BE-së, ndërsa 90% e popullsisë do që të integrohet në BE, udhëheqja e tyre po përpiqet që ta kthejë në një komplot turk në Ballkan. Kjo gjë i ka shqetësuar europianët. Në fakt, retorika anti-evropiane që Rama përdori në deklaratat e tij për Erdogan në Ankara shkaktoi shqetësime në Bruksel, i cili, përmes ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, akuzoi kryeministrin shqiptar si një kryeministër antieuropian”.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Lajçak: Kurti e di mirë që bashkësia ndërkombëtare pret që dialogu të vazhdojë

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën pas veprimit të pahijshëm me hartën që u kuptua brenda edhe...

Rama takon përfaqësuesit e lartë të BE në Bruksel

Kryeministrti Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit. Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Rama...

Plagoset një minator në galeritë e Bulqizës, dërgohet me urgjencë në spital

Një minator ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në një nga galeritë e Bulqizës. Mësohet se ai është Agron Gjeta i moshës 55-vjeç. Gjeta...

Nuk ka qetësi te Barcelona, arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Klubi katalunjas është tronditur sërish paraditen e së hënës, kur ish-presidenti Josep Maria Bartomeu është arrestuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë...

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thirrje partive: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos e lënë për në...