Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama u kërkon llogari ministrave dhe për “like&share”

Nga Media 0

Në mbledhjet e qeverisë nuk miratohen vetëm vendimet, por kryeministri kërkon llogari dhe për pëlqimet dhe shpërndarjet e postimeve që bënë punonjësit e administratës publike.

Skandali i padukshëm për sytë e publikut zbulohet nga ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili pasi mori pjesë në një nga mbledhjet dëshmon se kryeministri Rama i kushton një rëndësi të veçantë performancës së personelit në rrjetet sociale.

Muka: Ministria me performancë më të lartë në rrjetet sociale ishte Ministria e Shëndetësisë. Me aq probleme sa ka shëndetësia kur ty mjekët po të ikin, cilësia e barnave në treg është  e dyshimtë, ti harxhon kohën dhe shpenzon pjesë të rëndësishme nga koha jote për t’u marrë me rrjetet sociale. Ministrja e Shëndetësisë sponsorizon reklamat në facebook, me çfarë lekësh dhe cilat taksa përdor kjo Ministre për reklama të tilla?

24 orë nga ky denoncim zbulohet dhe skema si funksionin ky mekanizëm.

Persona të autorizuar me një llogari të përsonalizuar regjistrohen në adresën majtas.net. Ata që kanë akses pasi e hapin përmes facebook monitorojnë çdo pëlqim dhe shpërndarje të personave të caktuar.

Kjo është makineria e propagandës që denoncon Muka, i cili shton se çdo ministri ka një grup ëhatsappi me pjestarë stafet e Ministrisë, Drejtorive dhe militantëve politikë ku lajmërohet postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe u kërkohet ta pëlqejnë dhe ta shpërndajnë.

Muka: Pse duhet qeveria shqiptare të konsumojë paratë e taksapaguesve për një reklamë kur reformat janë vlerësuesi më i drejtë i punës së një qeverie.

Ora News ka mësuar se çdo javë hartohet një raport specifik për rezultate dhe i dorëzohet Kryeministrit.

http://oranews.tv/article/makineria-e-propagandes-rama-u-kerkon-llogari-ministrave-dhe-share#.W_hd4amdJ2w.facebook

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej