Në kuadër të projektit 100 Fshatrat që përfshin “Rilindja Rurale”, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve që fitimet e 20 viteve t’i investojnë në shtëpitë e prindërve apo gjyshërve të tyre në Shqipëri.
“Është e padiskutueshme që këto investime do të mund të kthejnë mbrapsht fitim shumë më tepër sesa çfarë mund të fitohet sot në Greqi apo Itali”, deklaroi kreu i qeverisë.
Produktet e 100 fshatrave do të promovohen në një rrjet dyqanesh Made in Albania. Kryeministri ritheksoi dhe një herë thirrjen për aplikime nga ata që duan t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina apo kush do të ndërtojë hotele në këto zona.